Humbi kontrollin e makinës, plagoset shoferi në Poloskë të Devollit…

Nje aksident me makinë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë fshatit Poloskë në Devoll. Sipas njoftimit te policisë mësohet se shtetasi me inicialet M.GJ ka humbur kontrollin teksa drejtonte automjetin e tij duke përfunduar jashtë rruge. Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.11.2022, rreth orës 18:30, në rrugën lokale Bilisht-Miras, pranë fshatit Poloskë, shtetasi M. Gj., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi M. Gj., i cili u dërgua në Spitalin e Bilishtit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gazetarja Shqiptare : “Nuk kam rrënë në dashuri por në Korrik do martohem….

Kozeta Kurti ka zbuluar se do t’i japë fund beqarisë. Komenti që gazetarja bëri gjatë gjysmëfinales së dytë të festivalit “Kënga Magjike”, e nxori zbuluar atë. Mjaftoi kjo deklaratë e daj që moderatori Ardit Gjebrea t’i ‘rrëmbente’ konfirmimin se gazetarja do të martohet korrikun e ardhshëm.

Pjesë nga biseda:

Kozeta Kurti: Dhe që unë mos të dukem si gjithmonë besnike e mendimeve të mia, pavarësisht se ose nuk kam rënë në dashuri që nuk më vjen kjo dashuria kaq e madhe sa i vjen Anxhelës, ose…

Ardit Gjebrea: Si nuk ke rënë në dashuri? Më fal pak, a kemi dasmë në Korrik?

Kozeta Kurti: E kemi.

Ardit Gjebrea: Deklaruam një të re për Kozeta Kurtin! U desh të dilte sonte që në Korrik do kemi dasmë!

Anxhela Faber: Mirë që e thashë unë atë deklaratën e dashurisë, se s’do e kishim marrë vesh.

Ardit Gjebrea: Dhe nuk është thënë asnjëherë, mezi prisja ta thosha. Jeshile për dasmën, më falni për Albin.

Deputeti i Korçës: “Rama na tha gomarica, të paktën të na kishte thënë gomerë. Se gomari bën dhe ndonjë punë

Gjatë debatit në Kuvend për projektin në Portin e Durrësit, deputeti i PD-së, per Qarkun Korcë , Edmond Spaho reagoi pas etiketimeve që kryeministri Edi Rama i bëri opozitës. “Pse i mashtron qytetarët shqiptarë? Ju e dini që në Lalëz, qeveria ka miratuar ndërtimin e 2 porteve që do kenë kapacitet 560 anije për t’u ankoruar aty në një kohë kur ky port ka 280. Pse e mashtroni qytetarin? Në portet e tjera do të jenë 560 dhe gjatësia 140 metra. Na folët për heroizmat në Dubai. Na i tregoni se ne gjinja e shenjtë kemi parë vetëm heroizmat mbi biftekët e florinjtë te Nusreti.

Rama na tha gomarica, të paktën të na kishte thënë gomerë. Se gomari bën edhe ndonjë punë”

I referohej Nolit dhe Konicës për të gjithë epitetet. Nuk i kam lexuar sa kryeministri dhe Elisa. Po them një pjesë të Bob Dylan, ‘man gave names to all animals’.
Ne Gjel deti s’ja vëmë dot se s’ka në Surrel, as fushe s’ja vëmë dot. Luan, tigër, leopard s’ja vëmë se i mbush brekushet e Surrelit. Hienë ndoshta se ha vetëm mish kurse ky ha vetëm një gjë”, tha Spaho.

Në kërkim për vjedhje banese, arrestohet skifteri i Korçës ,në kërkim bashkëpuntori….

Një 40-vjeçar me inicialet A.Ç është vënë në pranga ditën e sotme në Korçë, pasi i eshte dokumentuar vjedhja në lagjen 13 ,ndodhur pak ditë me pare ,ndersa eshte shpallur ne kerkim bashkëpuntori i tij . Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë, me prova ligjore, të ngjarjes së ndodhur më datë 21.11.2022, në lagjen nr. 13, Korçë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. Ç., 40 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, dyshohet se i vodhën me dhunë, një 39-vjeçari, një laptop, një celular dhe një shumë parash. Nga ana e Policisë po punohet për vënien para përgjegjësisë ligjore të bashkëpunëtorit tjetër, të implikuar në këtë ngjarje njofton Drejtoria e Vendore e Policisë Korçe pa publikuar emrat e autorëve.

Ivan Gvozdenoviç, zyrtarisht trajneri i Skënderbeut(Foto)

Presidenti Ardjan Takaj ka prezantuar sot teknikun e ri bardhekuq.
Fillimisht Presidenti bardhekuq ka falenderuar ish trajneri Migen Memelli për punën e zhvilluar në klub dhe me pas vijoi me prezantimin e trajnerit të ri.
Në fjalën e tij trajneri Ivan Gvozdenoviç është shprehur i lumtur që rikthehet në Korçë, tashmë ne rolin e trajnerit.
Jam i lumtur që ndodhem këtu, Korça është e ftohtë, por jam ndjerë ngrohtë sapo kam shkelur në stadium. Skënderbeu është një klub i madh dhe ne na takon të rikthejmë klubin sërish në nivelet e mëparshme. E njoh grupin, kemi kualitete por duhet të punojmë me anën psikologjike dhe mentalitetin e lojtarëve. Ne jemi Skënderbeu, si në ndeshjet në shtëpi por edhe jashtë do të shkojmë vetëm për fitore”, u shpreh trajneri bardhekuq.
Mirë se vjen Ivan!

Reagimi i klubit Kf Skenderbeu:

Tedi Blushi : “Korçarët varfërohen Sotiraq Filo shton pasurinë !Ai ngjalli “Lëndinën e Lotëve” simbolin e emigrimit ne qytet…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është shprehur se kryebashkiaku Socialist Filo e ktheu Korçën shekuj pas dhe ringjalli “Lëndinën e Lotëve”, simbolin e emigrimit në qytet. Ai shtoi se qytetarët varfërohen, ndersa Filo shton të ardhurat e tij. Komentet Blushi i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me të rinjtë e Partisë së Lirisë në këtë qytet.

Blushi tha:

Rilindja e ktheu Korçën shekuj mbrapa, ringjalli “Lëndinën e Lotëve” simbolin e emigrimit ne qytet. I vetmi qytetar në Korçë që shtoi të ardhurat në këtë krizë ekonomike është Kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo. Korçarët varfërohen nga kriza ekonomike. Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo deklaron me shumë të ardhura.

Sotiraq Filo shton pasurinë sepse ka në fokus interesin personal, jo të qytetarëve. Korçarët varfërohen, Kryetari i Bashkisë shton të ardhurat. Fermerët e Korçës janë kthyer në simbol të braktisjes së bujqësisë nga Rilindja. Fermerët hedhin prodhimet në kanal, Niko Peleshi dhe Edi Rama u kërkojnë paturpësisht të jene të lumtur.

Një muaj e gjysmë kam fjetur në zyrë”/ Rrëfehet zonja Eni Çobani: “Ai bëri një pabesi të jashtëzakonshme….

Atë jemi mësuar ta shohim çdo të diel në misionin e saj të ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në gjyq” te “E Diela Shqiptare”, por këtë të mërkurë ajo ishte e ftuar në një intervistë ndryshe në “Aldo Morning Show”. Bëhet fjalë për zonjën Eni Çobani, e cila ka rrëfyer në këtë interviste një nga momentet më të vështira që ka përjetuar së fundmi. Ajo ka treguar se i është dashur të përballet me pabesinë e një personi të cilin e ka mbajtur shumë afër dhe e konsideronte si të familjes, ky person, i cili punonte me të, i shkaktoi dëme të mëdha, ekonomike por edhe shpirtërore. Eni Çobani është shprehur se pasi zbuloi këtë ngjarje ajo e ka përjetuar aq keq sa për një muaj e gjysmë nuk ka dalë nga zyra.

Aldo: Për kuriozitet, jashtë kamerave, kur ka qenë shpërthimi yt më i madh, për çfarë ke shpërthyer. Në kamera jo se e di që të vjen ndonjëherë, por e mban veten.

Eni Çobani: Në pjesën e dashurisë thua apo në pjesën e drejtësisë?

Aldo: Nuk ka rëndësi, në përgjithësi, me një shok me një shoqe…

Eni Çobani: Po shpërthim në ç’drejtim?

Aldo: Nerva, kur të ikën truri?

Eni Çobani: A shpërthim me mërzitje? Mosmirënjohja më çon në një shpërthim…

Aldo: Ky është term i përgjithshëm na thuaj çfarë ka ndodhur.

Eni Çobani: Do flas për një moment që shumë njerëz e dinë, ata me të cilët unë bashkëpunoj patjetër që po, por edhe njerëz të tjerë. Fakti që së fundmi më ka çuar në një shpërthim shumë të fortë ka qenë pabesia e një personi që unë e mbaja shumë afër, e konsiderova si të familjes të themi dhe pastaj u përballa më një zhgënjim të jashtëzakonshëm dhe me një pabesi, jo të thjeshtë, por një pabesi e cila më çoi deri te ajo për të cilën themi si është e mundur që një njeri, të cilin e mban kaq afër, i beson kaq shumë, i jep gjithçka që mundesh ti, në kuptimin profesional, për ta bërë atë një njeri më të mirë seç është dhe pastaj merr, një goditje që realisht të trondit dhe të bie me këmbë në tokë dhe thua “si është e mundur”.

Më kujtohet gjithmonë ajo fjala që “dëmin më të madh ta bën tundi”. Më vjen shumë keq që e provova në kurriz. Kisha pësuar gjëra të vogla, por kjo kishte një përmasë njëçik më të madhe, kështu që më tronditi.

Aldo: Tamam fjalën e ke për njeriun që punonte, asistentin në zyrën..

Eni Çobani: Asistenti që punonte në zyrën time. Ai bëri një pabesi të jashtëzakonshme, një zhgënjim të madh sepse u mor me një gjë të cilën e kishte jashtë kompetencave të tij dhe bëri një dëm ekonomik kundrejt qytetarëve, të konsiderueshëm.

Eni Çobani: Po i merrte lekë dhe kjo më ka vrarë shumë. edhe tani që flas e përjetoj.

Aldo: Normale, por çfarë ndodhi, ti dole jashtë vetes?

Eni Çobani: Dola jashtë vetes, asnjëherë me të sepse ai u zhduk. Ai nuk e pati fuqinë që të më dilte përballë.

Aldo: Ti , organet kanë pasur mundësi ta gjejnë?


Eni Çobani: Ai është tani në një gjykim, patjetër. Ka filluar gjykimi ndaj tij. Jemi në gjykatën e shkallës së parë.

Aldo: Të ra tavani në kokë?

Eni Çobani: Tavani në kokë realisht, rreth një muaji e gjysmë, ndoshta e them sot për herë të parë, nuk kam dalë nga zyra, kam fjetur në zyrë, kaq rëndë e mora sepse nuk e besoja kurrë, që një njeri vërtet mund të marri te njeriu që punon, por jo te qytetarët. Te qytetarët pastaj është një element ku ti shkon tej asaj për të cilën vërtet e bën gjestin apo veprimin.

Pra dëmin që ti do të shkaktosh e ke pasur më të madh ndaj saj edhe kundrejt njeriut që të ka punësuar. Një njeri mund të marri vërtet, por jo te qytetarët.

Eni Çobani: Jo, në asnjë moment. Kam qenë njeri shumë i hapur me të. në çdo moment mua më ka pasur aty edhe për halle apo problematika. Nuk ka pasur nevojë të bëj veprime të tilla. Kjo Aldo nuk ishte dëm vetëm kundrejt qytetarëve, por ishte kundrejt Enit personalisht. Por falë Zotit, sikurse ka njerëz të mirë qytetarët mirëkuptuan gjithçka. Por ai ka qenë një moment shumë i vështirë i cili akoma nuk ka kaluar.

Baba Mondi thirrje të rinjve: “Mos e braktisni Shqipërinë…

Në kuadër të 110 vjetorit të pavarësisë Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Ded Edmond Brahimaj sheh si problem largimin e shqiptarëve nga vendi. Ai ka kërkuar që të qëndrojnë në Shqipëri duke dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e vendit. “Asnjë gjë në botë nuk fitohet pa mundim pa sakrifica. Gjithë bota dhe kombet janë bërë me mundim e sakrifica. Edhe ne vazhdojmë sakrificat e të parëve tanë. Ne do të luftojmë që shqiptarët të ndërtojnë Shqipërinë dhe të bëhet një komb si e gjithë bota.” Të dhënat historike tregojnë se komuniteti bektashian ka dhënë kontribut të paçmuar në pavarësinë e Shqipërisë.