Partnerja e ëndrrave/ Përgjigjet Salianji: Brune, me PD dhe nga Shqipëria e Mesme…

Deputeti i Qarkut Korçë Ervin Salianji, i zhveshur nga politika, ka folur si rrallëherë për jetën e tij private. I ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel, ai ka folur “pa dorashka” për partneren e tij të ëndrrave. I vendosur përballë disa zgjedhjeve, Salianji ka zbuluar se partnerja e tij e ëndrrave duhet të jetë brune. Po ashtu ai shtoi se preferon të jetë nga Shqipëria e Mesme. Ndërsa mes PS dhe PD, Salianji ka treguar se do të donte që partnerja e tij të ishte nga PD.

I pyetur nga vëllezërit Veshaj nëse ka qenë pro rikthimit të Berishës në PD, Salianji tha i prerë “jo”, pasi sipas tij ka ardhur koha për një brez të ri politikanësh.

Unë kam pasur qëndrime publike, ku mendoja dhe kam bërë betejë publike. Ka ardhur koha për një brez të ri politikanësh. Kudo ku ka të rinj në Shqipëri, tejkalon çdo gjë. Tek ai ndodhi që vota e 6 marsit përcaktori që të kishte peshë të caktuar dhe kjo është është për të vlerësuar”- tha Salianji.

I pyetur rreth kryeministrit Edi Rama ai u shpreh me këto fjalë:

Ditën e hënë per Halloween nuk ishte, ajo ishte e vetmja ditë që duhet të ishte, por nuk ishte, duhet të ishte atje të largonte shpirtrat e këqinj, ka frikë nga ne imagjino nga shpirtrat e këqinj…

Memelli: “Ekipi është i fokusuar te të rinjtë ,por nuk heqim dorë nga ideja për t’u kthyer në elitë…

Supersfida e Kategorisë së Parë mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, dy skuadrave me shumë emër në futbollin shqiptar është mbyllur pa fitues, me rezultatin 1-1. Në Korçë të dy golat erdhën në pjesën e dytë, fillimisht vendasit me Temitope, ndërsa miqtë nga Vlora barazuan me Erik Flores. Për pasojë në fund pati zhgënjim te Skënderbeu, që vijon të renditet i pesti me 13 pikë.

“Nëse do flasim me statistika ne kemi bërë më shumë gjuajtje në portën kundërshtare. 2 kanë bërë ata, ndërsa ne 7, por në goditje ata shënuan gol dhe kjo më erdhi keq. Gjithsesi djemtë u përpoqën dhe duhen komplimentuar se bënë ndeshje të mirë,”

Liçaj? “Ka bërë një ndeshje shumë mirë dhe pse nuk është në pozicionin e tij, por unë e thashë që ekipi ka performuar mirë i gjithi dhe u jap merita”.

Superliga? “Është një kampionat i gjatë dhe si Flamurtari, Dinamo dhe Korabi është mirë. Pa harruar Besën pasi është dhe ish ekipi i Andit ku ndodhet dhe ish trajneri im u shpreh Migen Memelli, trajner i Skënderbeut.

Marcelo Troisi, trajner i Flamurtarit :

“Në këtë kampionat është shumë e rëndësishme të marrësh pikë në transfertë. Skënderbeu luajti shumë mirë, por ne në pjesën e dytë e rritëm nivelin. Tani do vijojmë me objektivin tonë për të dalë në Superligë dhe ky barazim na mban në vendin e parë,”-tha Marcelo Troisi, trajner i Flamurtarit.

E rëndë në Greqi / 55-vjeçari mbytet duke ngrënë byrek me mollë…,truri i tij ishte pa oksigjen për 15 minuta

Një 55-vjeçar në Kozan ka humbur jetën nga një copë byreku me mollë. 55-vjeçari Periklis Karypidis, i cili jetonte në një fshat të Kozanit, u ndal në shtëpinë e vëllait për ta vizituar, ndërsa ai i ofroi ta gostiste me disa ëmbëlsira dhe ku 55-vjeçari pranoi. Byrekun me mollë e ka marrë me vete në shtëpi, por rrugës ka dashur të shijojë ëmbëlsirën, për pasojë një copë i ka zënë fytin dhe nuk ka mundur të marrë frymë

55-vjeçari fatkeq është rrëzuar përtokë dhe çdo minutë ka qenë kritike për jetën e tij. Vajza e tij ankohet se kanë kaluar të paktën tre persona dhe asnjëri nuk e ka ndihmuar.

Një fqinj lajmëroi xhaxhain tim i cili i dha ndihmën e shpejtë duke i bërë reanimacion kardiopolmonar (CPR). Zemra e tij filloi të rrahë por truri i tij ishte pa oksigjen. Nëse fqinji do të kishte bërë CPR para se të njoftonte xhaxhain tim. Të paktën tre fshatarë e panë atë duke u mbytur.”

“Truri i tij ishte pa oksigjen për 15 minuta. CPR duhet të ishte bërë më shpejt”, thotë vajza e viktimës e shkatërruar, duke shtuar se i vjen më të tepër keq për motrën që është 16 vjeç dhe nënën e saj.

Nga 29 tetori kur ndodhi ngjarja ai bëri një betejë të madhe, por në fund nuk ia doli dhe dy ditë më parë dha frymën e fundit.

Primatet për Bashkinë Korçë/ Kush janë emrat e tjerë të propozuar pas mjekut Gjergji Gjata…

Pas zyrtarizimit të mjekut Gjergji Gjata si kandidatura e parë për Primatet për Bashkinë Korçë , në shumë grupseksione të deges Korçë është propozuar edhe emri i rektorit aktual të Universitetit të Korçës Dhimitër Bello. Emra të tjerë janë përmendur për kandidatë të mundshëm për primaret, janë Ledina Alolli Dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin Fan S. Noli. Gjithashtu një emër tjetër është dhe Irvin Bode….

Një kandidaturë tjetër e propozuar nga baza është ajo e ish deputetes dhe anëtares së kryesisë së Partisë Demokratike Eleina Qirici, por sipas burimeve ajo nuk ka shprehur ambicie për të shpallur kandidaturën.

Gjithsesi, asnjëri prej 4 emrave të mësipërm nuk e ka konfirmuar zyrtarisht.

Nga grupseksionet janë propozuar edhe emra të tjerë. Kandidatet që do pranojnë të futen në garë duhet të plotesojne formularin e kandidimit, ndërsa ata që nuk do pranojnë të futen në garë, do plotësojnë një formular refuzimi si kundër është procedura e PD.

Një mjek për Korçën, zyrtarizohet kandidatura e parë për primaret e PD(Emri)

Është shpallur kandidatura e parë për primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Korçës, ku do të zgjidhet kandidati për zgjedhjet lokale që mbahen më 14 Maj të vitit që vjen. Bëhet fjalë mjekun gjinekolog Gjergji Gjata, i cili ka plotësuar formularin ditën e sotme duke e dërguar në PD-në qendrore. Mjeku Gjergji Gjata është një person që gëzon respekt si në PD-në e Korçës, por edhe në komunitet, teksa është lakuar si kandidat i mundshëm i PD-së për Bashkinë e Korçës edhe gjatë vitit 2018, por në zgjedhjet lokale të 2019-tës, PD i bojkotoi. Afati për aplikim në primaret e PD-së së Korçës përfundon nesër në orën 18:00.

Barazim zhgënjyes në shtëpi/ Skënderbeu frenohet nga Flamurtari(Video)

Skënderbeu dhe Flamurtari kanë ndarë pikët në një barazim 1-1 në stadiumin e qytetit të Korçës, me vlonjatët që janë kthyer përsëri në kreun e Kategorisë së Parë falë këtij rezultati. Bardhekuqtë do të kalonin të parët në avantazh me anë të Abden në minutën e 53. Momentë që sollën shpërthim feste në stadiumin Skenderbeu ndërsa Memelli shkon të festojë me ekipin.

Vetëm dy minuta më vonë ishte Flamurtari që arriti të barazonte me Flores në të 55. Kështu edhe pas këtij takimi, vlonjatët mbajnë vendin e parë, me pikë të barabarta me Dinamon.

SKËNDERBEU 1-1 FLAMURTARI
53′ Temitope / 55′ Erik Flores

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Ruçi, Rapa, Prençi, Frashëri, Hysolli, Pecani, Alii, Liço, Lika, Pusi, Temitope.
Trajner: M.Memelli.
FLAMURTARI: Kaloshi, Shkalla, Pjeshka, Gocaj, Qarri, Disha, Juri, Erik Flores, De Olivera, Fernando, Xhonatan.
Trajner: M.Troisi

GJYQTARË: E.Jorgji (Elbasan), D.Rexha (Tiranë), R.Çokaj (Lezhë)
DELEGAT: Astrit Maçi (Tiranë)
VËZHGUES: Albano Janku (Tiranë)

Ruga që do të afronte Tiranën me Korçën , pritjes 11 vjeçare i shtohen edhe 2 të tjera…

Qeveria ka gjetur paratë për të përfunduar rrugën Qukës-Qafë Plloçë. 47 mln dollarë janë dhënë nga Fondi Saudit për Zhvillim, që kantieri i hapur 11 vite më parë të mbyllet në pjesën e mbetur. Puna për rrugën duhej të mbyllej në vitin 2019, por nevojat për financime shtesë kanë bërë që ajo të shtyhet me 5 vjet të tjerë. Dhe me paratë në dispozicion do të ndërtohen një sërë veprash inxhinerike.

Të gjitha punimet do të mbyllen në vitin 2024. Aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë ka një gjatësi totale prej 43.8 km dhe do të jetë një rrugë e kategorisë C1 ku shpejtësia e lejuar do të jetë 80 – 90 km/orë.

Ky segment parashikon të ulë me 1 orë rrugën nga kryeqyteti për në juglindje dhe me fondin shtesë të miratuar në komisionin e veprimtarive prodhuese, fatura e përgjithshme tashmë arrin në 182 milionë dollarë./ Euronews

U shpall i zhdukur në Selanik / 51-vjeçari Shqiptar, gjendet i sharruar në pyll….

Autoritetet policore në Selanik kanë gjetur të pajetë 51-vjeçarin shqiptar Ylli Mera i cili u raportua i zhdukur të dielën. Sipas mediave vendase mësohet se trupi i shqiptarit u gjet në një pyll në Selanik nga efektivët e policisë. Ai u gjet me një plagë në kofshë e cila dyshohet se është shkaktuar nga një sharrë elektrike, por deri më tani nuk janë sqaruar ende rrethanat e vdekjes së tij.

Mera punonte me dru në pyll dhe të afërm të tij thonë se autor është pronari i tij grek i cili e trajtonte shqiptarin si skllav. 59-vjeçari Grek është një person “kyç” për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Ylli Merës.

Pasditen e djeshme u zbulua se ai e kishte lënë të mbuluar me gjak por rrëfeu se ishte një aksident. Në fakt, mësohet se 59-vjeçari i ka hedhur në rrugë edhe celularin shqiptarit për të shmangur zbulimin. 59-vjeçari dhe djali i tij janë arrestuar dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Aksident i frikshëm në Zvezdë të Korçës/ Makina del nga rruga, plagoset 27-vjeçari ,niset me urgjencë…

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Zvezdë në Korçës. Shoferi i një makine ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga . 27-vjeçari identifikuar si A.M, banues në fshatin Mançurisht, Devoll është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor…

Njoftimi i Policisë:

Më datë 07.11.2022, rreth orës 07:30, në afërsi të fshatit Zvezdë, Maliq, shtetasi A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Mançurisht, Devoll, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë ky shtetas ka marrë lëndime dhe u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës,” njoftoi policia.

Pas një mungese të gjatë rikthehet në ekran Luana Vjollca …i mahnit me paraqitjen në rozë(Video)

“Zemër Luana” spektakli i argëtimit nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës ka hapur siparin duke e kthyer në ekran modoratoren pas një periudhe thuajse dyvjeçare…prej largimit nga Top Channel. Bukuroshja ka mahnitur me paraqitjen me një fustan rozë të gjate me dukjen si ‘Barbie’.

Jam kthyer. Për ata që më kërkuan me ngulm, për ata që s’më harruan, për ata që më priten, për ata që më kuptuan, për ata që zgjedhin të jenë me mua kudo e në çdo hap timin”, tha ajo. “ Uroj t’ua shpërblej sadopak. Ju dua. Më dëshiron fat sonte”, tha më tej 31-vjeçarja.

Ndersa në rrjet këto pamje po bëjnë xhiron e mediave rozë….Kanë qenë vetë ndjekësit e saj që kanë vënë re modifikimet ekstreme në trup që ka bërë Vjollca. Dukshëm ajo ka fotoshopuar belin dhe vithet për t’i bërë ato të duken në formë “hourglass”, ndërkohë që në momentet e filmuara live nga emisioni i saj moderatorja duket shumë ndryshe…

Opozitës po i ikin në emigracion votues potencialë!

Nga Eduard Zaloshnja:

Në listat e zgjedhësve vjet në prill ishin rreth 3 milionë e 600 mijë shtetas 18 vjeç e sipër. Nga këta, rreth 1 milion e 500 mijë ishin në emigracion. (Kështu rezulton nga ndërthurja e të dhënave të INSTAT-it, Bankës Botërore dhe Barometrit Ballkanik, të financuar nga NED-i amerikan.) Nga rreth 2 milionë e 100 mijë zgjedhës që nuk ishin vjet në emigracion (pra ishin në atdhe), 1 milion e660 mijë morrën pjesë në zgjedhjet parlamentare të prillit të vjetshëm – 46.3% e zgjedhësve në lista ose rreth 80% e zgjedhësve që ishin në atdhe.

Nga 1 milion e 660 mijë zgjedhës që votuan vjet, rreth 60 mijë kanë ikur në botën tjetër ose drejt emigracionit – po t’i mbetemi besnikë koeficientëve zyrtarë të vdekshmërisë dhe emigracionit (që publikon periodikisht INSTAT-i). Por po të faktorizohen edhe raportimet e huaja rreth emigracionit shqiptar, firoja mund të jetë deri në 160 mijë…

Nga raportimet e mediave vendasve e të huaja duket se emigracioni ka marrë përmasa të mëdha kryesisht në zonat mbi Lumin e Tiranës e deri sipër në Has e Tropojë. Ndërkohë që nuk ka sesi të dihet se çfarë orientimi politik kanë zgjedhësit që emigrojnë nga ato zona, dihet se partitë opozitare i patën rezultatet më të mira pikërisht atje vjet në prill.

Kështu, në territorin e Bashkisë Kamëz (nga Babrruja deri në lumin e Tapizës), partitë opozitare morën së bashku 58% të votave. Në territorin e Bashkisë Krujë, morën 50.3% të votave. Në territorin e Bashkisë Kurbin, morën 68.7 të votave. Në territorin e Bashkisë Lezhë, morën 57% të votave. Në territorin e Bashkisë Mirditë, morën 60.7% të votave. Në territorin e Bashkisë Bulqizë, morën 54% të votave. Në territorin e Bashkisë Klos morën 53% të votave.

Në territorin e Bashkisë Dibër, morën 58.6% të votave.

Në territorin e Bashkisë Shkodër, morën 61.2% të votave. Në territorin e Bashkisë Malsi e Madhe, morën 50.2% të votave. Në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz, morën 53.6% të votave. Në territorin e Bashkisë Kukës, morën 61.7% të votave. Në territorin e Bashkisë Has morën 64.2% të votave. Dhe në territorin e Bashkisë Tropojë, morën plot 2/3 e votave.

Në qoftë se eksodi nga këto territore drejt Europës e Britanisë do të vzhdojë, epërsia elektorale që partitë opozitare kanë patur në to do të tkurret…

Ministrja britanike nuk i ndahet shqiptarëve: “Po punojmë me Qeverinë shqiptare për të inkurajuar kthimin e tyre në atdhe…

Në një shkrim për të përditshmen britanike “The Mail+”, Braverman ka mbrojtur qëndrimin e saj, pavarësisht se më parë ishte paralajmëruar nga administrata ku bën pjesë, se këto komente mund të ngjallin reagime të shumta dhe madje edhe të nxisin nacionalizmin e ekstremit të djathtë në Britani. “Po punojmë nga afër me Qeverinë shqiptare për të adresuar shqetësimet tona dhe për inkurajuar kthimin e qytetarëve shqiptarë në atdhe, sa më shpejt të jetë e mundur”, shpjegon ajo.

Për këtë, Braverman pretendon se ka një plan të mirë për t’i ndaluar kalimet nga kufiri detar dhe flet në emër të gjithë popullit britanik, duke pretenduar se të gjithëve “u ka ardhur në majë të hundës” me varkat që kalojnë brigjet e tyre ilegalisht.

Ajo artikulon më tej se është e padrejtë që populli britanik të paguajë 2 miliardë paundë çdo vit për emigrantët që thyejnë sistemin. Ndaj, marrëveshja me Francën, shihet edhe si zgjidhje e gjithë gjësë. Me një rrugë të gjatë përpara, por me optimizëm, ajo e përmbyll duke shkruar se Britania është një vend bujar, i cili do të trajtojë gjithnjë njerëzisht personat që shkojnë atje.

Por, për emigrantët e jashtëligjshëm, në ishull, nuk ka vend.

“Ky është plani im”, përmbyll ajo, në një kohë kur kritikat direkte kanë ardhur edhe nga vetë kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili duke folur për median shtetërore britanike “BBC”, ka kundërshtuar termin e përdorur nga Braverman për të përshkruar shqiptarët si “pushtues”, duke artikuluar se 140 mijë syresh, kanë krijuar një komunitet tepër solid dhe kontribuues në shoqërinë britanike.

Derbi i Italisë vishet bardhezi, Juventus mposht Interin(Video)

Juventus është fitues i Derbi D’Italia. “Zonja e Vjetër” mundi 2-0 Interin, në Torino. Në pjesën e parë shansin më të artë e patën zikaltërit. Dunzel Dumfries tregon që nuk është një sulmues, teksa me portën e boshatisur nuk ia doli dot të shënojë topin në rrjetë. Kundërsulm vrasës i bardhezinjve sapo filloi pjesa e dytë finalizohet me gol. Dalje e shpejtë e Kostic nga krahët, me serbin që serviri një assist perfekt për Rabiot.

Vendasit realizojnë edhe golin e dytë me Danilon, por pas një komunikimi me VAR, kryesori Doveri e anulon. Për t’i shuar një herë e mirë dilemat e këtij takimi mendoi Fagioli (85’), duke dyfishuar shifrat.

Pas ndeshjeve të javës së 13, Juventus e sheh veten në vendin e 5-të në klasifikim, vetëm 2 pikë larg zonës Champions, ndërsa lë në vendin e 7 Interin i cili në kampionat nuk ka gjetur ende veten në këtë sezon.

JUVENTUS 2-0 INTER

Rabio 52′, Faxholi 84′

Ndeshjet e radhës së Serie A do të luhen në mesjavë.

Devolli-Labëria, stadiumi kthehet në fushë betejë…Goditet anësori, shoqërohen 3 tifozë gjatë ndeshjes

Ndeshja e Kategorisë së Dytë, Devolli-Labëria është shoqëruar me incidente të shumta. Anulim golash, kartonë të kuq dhe humbja e një penalltie nga labët ka shkaktuar trazira në lojë dhe stadium. Një gol i anuluar nga anësori për Devollin si pozicion jashtë loje ka shkaktuar reagimin e tifozerisë, të cilët kanë goditur me mjete të forta anësorin, sipas pretendimit të tij çka ka shkaktuar ndërprerje të ndeshjes për disa minuta.

Pas një ndërhyrje të gabuar të mbrojtjes së Devollit, labët kanë fituar një 11-metërsh, i cili nuk ka arritur të përfundojë në rrjetë, në këtë moment lojtari që ka gjuajtur penalltinë ka goditur me shqelm një lojtar të Devollit, i cili reagoi ndaj humbjes së penalltisë.

Në fushë gjatë trazirave është futur edhe një tifoz i devollit. Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se pas përfundimit të ndeshjes ka shoqëruar në komisariat 3 tifozë.

Flet Avni Rumi, ish-banor i Ersekës: “Ja dokumentet sekrete të vrasjeve në kufi gjatë 1990…

Përtej fasadës së lulëzuar që arrinte të formësonte makineria e fuqishme e propagandës, praktikisht shteti komunist i shqiptarëve i ngjante një burgu të stërmadh. Pothuaj të gjithë banorët e Shqipërisë e kishin të ndaluar të dilnin jashtë këtij burgu, pasi përtej, në shtetet e tjera, do të kuptonin dallimin, si nata me ditën, dhe kjo llogaritej infektuese dhe e rrezikshme për vijimësinë e pushtetit të komunistëve.

Për këtë arsye, pra me qëllim që shqiptarët të mos iknin, kufijtë shtetërorë ishin të rrethuar me tela me gjemba dhe ruheshin me ushtarë të armatosur deri në dhëmbë. Këtij qëllimi i vinte në ndihmë edhe Kodi Penal, që konsideronte arratisjen jashtë vendit si tradhti ndaj atdheut, pra si krimin më të rëndë që mund të kryente një shtetas i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.

Për rrjedhojë ushtarakët që ruanin kufijtë e kishin lejen në xhep që shkelësit e kufijve, domethënë tradhtarët e Atdheut, ti asgjësonin.

Shumica e incidenteve të përgjakshme në kufijtë e Shqipërisë komuniste do të regjistroheshin gjatë vitit 1990, në prag të shpërbërjes së vetë sistemit politik. Gjatë pjesës së parë të vitit 1990 incidentet në kufi u shtuan për shkakun se shqiptarët nisën të tentonin largimin për një jetë më të mirë të shtyrë nga lajmet që pasqyronin shpërbërjen e sistemit të komunizmit lindor. Ndërsa në pjesën e dytë të të njëjtit vit, ato u nxitën edhe nga ndryshimi që krerët komunistë të Tiranës bënë në Kodin Penal, më 8 maj 1990, duke mos e lidhur më akuzën për kalimin e kufijve me tradhtinë ndaj atdheut.

Porse, ky ndryshim në Kodin Penal, që do të shtynte më shumë shqiptarë drejt arratisjeve, do të kishte edhe efektin e një gracke. Kjo, për shkakun se, kundërveprimi i forcave kufitare do të shfaqej i pandryshuar dhe kriminal. Për pasojë, shumica e përpjekjeve për një jetë më të mirë, do të kishin një fund të përgjakur.

Avni Rumi, ish-banor i Ersekës, është një dëshmi e gjallë e mashtrimit të madh të vitit 1990. Më 22 gusht të vitit 1990, rreth 3 muaj pas ndryshimit të ligjit, në shoqërinë e katër të rinjve të tjerë, miq të tij, ai provoi lirinë duke tentuar arratisjen në drejtim të Greqisë, por, në vend të saj, pa, me sytë e tij, ferrin. Avniu do të ishte i vetmi i mbijetuar i breshërive kositëse të njësitit kufitar të Postës së Rehovës.

Katër miqtë e tij, që të gjithë në moshë rë re, do të jepnin shpirt në majën e malit të Gramozit.


Në fakt, megjithë ndryshimin që i bënë ligjit, vrasjet në kufi do të vazhdonin dhe kjo do të ndodhte në dijeni të plotë dhe me nxitjen e kastës drejtuese komuniste në Tiranë. Krerët e kupolës komuniste shqiptare do të kujtoheshin tu dërgonin postave të kufirit urdhrin për të mos qëlluar shkelësit vetëm pas datës 18 korrik 1990, ose 2 muaj e 10 ditë pas zbutjes së ligjit me gjasë të shtyrë më tepër nga ndonjë note proteste zyrtare të shtetit grek për vrasje minoritarësh në kufijtë e Gjirokastrës dhe Sarandës.

Por qëndrimet, nisur nga vetë Ramiz Alia, ndryshonin me shpejtësi.

Duket komunistët pendoheshin dhe riktheheshin te ndëshkimet sa herë që ndonjë ngjarje u tregonte fundin e pushtetit të tyre. Kështu, vetëm 5 ditë më vonë, më 23 korrik 1990, në një mbledhje të sekretariatit të Komitetit Qendror të Partisë, vetë Ramiz Alia mbron veprimet vrastare të kufitarëve me anë të deklarimit: “Kufitari i thotë “ndal” shkelësit të kufirit dhe atë që nuk ndalet, e qëllon. A mund ta bëjmë fajtor pse qëlloi?! Jo, ai bëri detyrën.”

Duke shpërfaqur të njëjtën qëndrim, edhe 3 javë më pas, më 17 gusht 1990, në një takim me drejtuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ramiz Alia këmbëngul në linjën e fortë duke deklaruar: “Asnjë nga ligjet e shtetit, asnjë nga vendimet e Partisë, nuk i ka hequr atributet, as Sigurimit të Shtetit, as policisë, as kufirit, përkundrazi, ja ka shtuar. Vendimet e Partisë kërkojnë që atributet që i kishin deri tani këto organe, t’i kenë,…”

Në fakt rregullorja e ndalimit të njerëzve që tentonin të kalonin kufirin shtetëror kishte mbetur po ajo e vjetra që thoshte tekstualisht: “Njësiti u bën thirrje “duart lart”, kur nuk binden, u bën një qitje paralajmëruese (në ajër), në rast se vazhdojnë tentimin, hapet zjarr neutralizues, në pamundësi neutralizimi dhe zjarr asgjësues”./ ABC

Video: