E rëndë në Korçë/ Gjendet i pajetë 62-vjeçari në rrugë…

Një 62-vjeçar është gjetur i vdekur në rrugë pasditen e sotme në fshatin Dërsnik të Korçës. Në trupin e 62-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.11.2022, rreth orës 16:45, në hyrje të fshatit Dërsnik, Korçë, në anë të rrugës, është gjetur pa shenja jete dhe nga këqyrja paraprake pa shenja dhune, shtetasi M. K., rreth 62 vjeç, banues në fshatin Dërsnik.

Nga të dhëna e para dyshohet se 62-vjeçari, ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Gati hoteli “Skënderbeu”, 12 dhoma për ekipin, restorant dhe sallë analize e konference

Përmes një investimi që kap vlerën e afro 230 mijë eurove, është mbyllur faza e parë e ndërtimit të hotelit “Skënderbeu”. Klubi zgjidh përfundimisht çështjen e akomodimit. Nuk do të kenë vetëm një vend për të fjetur, por edhe restorantin. Futbollistët dhe stafi duke filluar nga ky sezon e në vazhdim, nuk do të sorollaten nëpër shtëpi me qira, apo hotele, mbi të gjitha.


Lojtarët kanë vuajtur jo pak ndër vite, jo vetëm në gjetjen e ambienteve të duhura, por edhe me mosmarrëveshjet e lindura në të kaluarën qoftë me pagesën e apartamenteve apo hoteleve dhe më keq me restorantet ku drekonte klubi .

“Shtëpiza” e re e bardhekuqve ka përfunduar pjesën e parë të punimeve dhe ndodhet tek ish-konvikti i shkollës Mekanike, e cila tashmë do të shërbejë jo vetëm për ekipin e parë, por edhe për akademinë.

“Panorama Sport” ka vizituar nga afër hotel “Skënderbeun”, duke parë mbylljen e fazës së parë të punimeve që përfshijnë në total termoizolimin e godinës, ndërtimin e 12 dhomave për lojtarët dhe stafin, sallën e konferencave, sallë analize dhe restorantin.


Për momentin të gjitha këto kanë mbaruar dhe prej gati një muaji kjo godinë funksionon normalisht. Për momentin të gjitha këto kanë mbaruar dhe prej gati një muaji kjo godinë funksionon normalisht.

PLANI I PRESIDENTIT

Ardjan Takaj vendosi në zbatim një ide të hershme, duke treguar edhe një herë ambiciet e Skënderbeut, por edhe pritshmëritë se ky klub do të ringrihet sërish në majën e futbollit shqiptar.

Ashtu sikurse e dini, është mbyllur faza e parë e punimeve dhe futbollistët tashmë kanë hyrë në shtëpinë e re të klubit. Ka qenë një punë shumë e madhe, pasi godina ishte tërësisht e dëmtuar, ndaj edhe vendosëm të bënim ndërhyrje me faza. Kjo është faza e parë, ndërsa kemi në plan të vijojmë edhe në pjesën tjetër të godinës, duke krijuar një ambient me të gjitha facilitetet për klubin”, tha enkas për gazetën kreu i klubit lidhur me këtë investim.

FAZA E DYTË E PUNIMEVE :

Burime të “Panorama Sport” pranë klubit bardhekuq bëjnë me dije se në fazën e dytë do të ndërtohen edhe 15 dhoma të tjera për futbollistët, që do të shërbejnë kryesisht për ekipin e parë, por edhe për lojtarë të akademisë “Skënderbeu”, që nuk janë me banim në Korçë.

Nga ana tjetër, është parashikuar ndërtimi i një palestre dhe sallë force, dhomë kontrollesh mjekësore dhe terapish, e deri te qendër rekreacioni për kalimin e kohës së lirë, që do të përmbajë aktivitete sportive nga më të ndryshmet e deri te “video-game”. Të gjitha këto, sipas presidentit, pritet që të mbyllen brenda vitit të ardhshëm duke dhënë kështu modelin e parë në Shqipëri për një klub.LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

Pamje nga hoteli ‘”Skënderbeu’”, ku po akomodohen lojtarët dhe stafi.

Pamje të rënda/ Infermierja godet pacienten e moshuar (Video)

Dhuna e një infermiereje të re ndaj një të moshuare e cila rezulton të jetë nëna e dëshmorit të UÇK-së Taulant Nuraj, ka “pushtuar” rrjetin ditën e sotme, ku kanë qenë të shumta komentet indinjuese. Në video shihet një punonjëse ne qendren e te moshuarve Peje , teksa dhunon një të moshuar me shpulla. Kjo e fundit ulëriste nga dhimbjet, ndersa infiermierja qesh me disa kolege …. Pas publikimit të pamjeve punonjësja e azilit është arrestuar, bashkë me kolegen e saj, që e filmonte . Shtëpia e të moshuarve “Orenda” në faqen e saj në Facebook ka njoftuar se katër infermiere janë pezulluar nga detyra lidhur me rastin…


Më pritën dhe respektuan/ Edi Rama falenderon qytetarët nga Kolonja deri në Korçë…

Do doja t’u çoja një mesazh personal falenderimi të tërë atyre mijëra njerëzve që më pritën, dëgjuan, respektuan dhe komunikuan probleme e dëshira të tyret, nga Kolonja në Korçë, në fshatra e qytete ku punohet e jetohet me dinjitet, në rrugën aspak të lehtë të një ndryshimi që vazhdon, por në pamundësi po u dërgoj të gjithëve nga këtu një përqafim vëllazëror🤗
Shumë faleminderit
❤️”-
shkruan Edi Rama në facebook këtë pasdite të kësaj mërkure.


Zjarri “përpin” magazinën në Kamenicë të Korçës/ Pronari përfundon në spital me djegje ndërsa përpiqej të shuajë flakët…

Një magazinë në Kamenicë, Korçë është përfshirë nga zjarri. Gjatë përpjekjeve për të shuar flakët, ka pësuar djegie shtetasi me inicialet A.D, i cili është edhe pronari i objektit. Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ai aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 01.11.2022, rreth orës 21:00, në fshatin Kamenicë, Korçë, ka rënë zjarr në ambientin ku mbahej baza ushqimore e bagëtive, në pronësi të shtetasit A. D., i cili duke u munduar të shuante zjarrin, ka pësuar djegie trupore dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.