Nuk ka më privatësi/ Eksperti i sigurisë :”Bisedat e 500 mijë shqiptarëve në WhatsApp dalin në shitje…

Numrat e telefonit dhe bisedat e kryera nga rreth 500 mijë përdorues shqiptarë të WhatsAppit, janë tashmë në shitje në darkweb. Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka bërë me dije se ky akt është një tjetër dëm katastrofik i privatësisë.“506 mijë shqiptarëve, përdoruar të aplikacionit WhatsApp, po ju shiten në darkweb të gjitha komunikimet që kryer gjatë vitit të kaluar. Një tjetër dëm katastriofik i privatësisë…”, shkroi ai në një postim në Facebook. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që shqiptarëve u dalin të dhënat nga hakerimet e kryera, duke përfshirë të dhënat mbi pagat, targat dhe kartat e identitetit.

Pavarësisht se rrezikon të dënohet me burg/ Tifozja Kroate nuk ndalet me paraqitje provokuese nga Katari

Ish-miss Kroacia, Ivana Knoll, ka mahnitur me një fustan të ri, pavarësisht se është kritikuar për paraqitjen në Kupën e Botës. Bukuroshja e Instagramit dhe tifozja e futbollit ngjalli reagime të shumta përpara ndeshjes hapëse të turneut të Kroacisë kundër Marokut. Ajo kishte veshur një kostum të ngushtë me një mbulesë në kokë, e cila u shfaq në kundërshtim me zakonet lokale.

Por 30-vjeçarja mori vëmendjen sërish me një veshje të përshtatur me ngjyrat e flamurit të Kroacisë përpara ndeshjes kundër Kanadasë. E quajtur si ‘tifozja më seksi’ e Kupës së Botës, Knoll bëri disa postime në Instagram për të treguar fustanin e ri mahnitës.

Veshja e saj përfshinte madje edhe çorape të ngjashme kuq e bardhë, teksa pozonte në tribunat në stadiumin Khalifa International.

Knoll mund të përballet me urdhrin për t’u dërguar në burg nga zyrtarë të pakënaqur të Katarit, të cilët parashtruan kërkesat e kodit të veshjes për vizitorët përpara Kupës së Botës.

Në Korçë për festa, hotelet e bujtinat të rezervuara në masën 90%(Video)

Ata që kanë zgjedhur Korçën për të kaluar fundjavën por edhe festat kombëtare të fundnëntorit do të mund t`i gëzohen edhe borës që zbardhi të dielën fshatrat turistikë. Përveç Vlorës edhe Korça mbetet destinacion për festën e Flamurit dhe Çlirimit të vendit. Hotelet dhe bujtinat e qytetit janë prenotuar në masën 90%.

Prenotimet e festave kanë qenë më të mira se vitin e kaluar. Kanë qenë në rritje. Shumë njerëz i kemi refuzuar.”

Operatorët turistikë thonë se pavarësisht rritjes së numrit të vizitorëve dhe kërkesave për akomodim çmimet nuk kanë ndryshuar.

“Nuk kemi bërë asnjë lëvizje në çmim. E kemi fituar klientin duke mos i luajtur me çmimin.”

Mes klientëve të shumtë janë ata që i kanë mbetur Korçës besnikë e rikthehen aty për çdo festë.

“Madje kanë persona që e kanë vizituar shumë herë Korçën dhe dinë kur të flenë dhe ku të hanë.”

Nga vizitorët shqiptarë qyteti juglindor preferohet më tepër në fundjavë ndërsa të huajt kërkojnë qetësinë e ditëve të javës.

“Të parët janë pjesa e Tiranës që e mban Korçën dhe e bën Korçën çdo fundjavë si kryeqytet. Po ashtu edhe Shkodra. Kemi edhe trevat shqiptare, ndërsa turistët e huaj preferojnë javën.”/ Ora news

Video :

Flet përdoruesi i drogës në Korçë: “Jam në luftë me veten, brezit të ri i them mos bien pre…

Numri i peronave që marrin metadon pranë në Korçë është rritur ndjeshëm.Një 37 vjeçar, i cili që në moshën 16 vjeçare ka rënë në kontakt me drogat e lehta për të kaluar më pas tek përdorimi i të gjitha lëndëve narkotike, prej kohësh merr mjekim. Për afro 10 vite me radhë ai është në luftë me veten për t’u shkëputur nga varësia e drogës.

Sipas infermieres Marinela Fustanja, pacientët që kërkojnë më së shumti ndihmë janë kryesisht përdorues që kanë probleme familjare, por edhe të tjerë që humbasin vendin e tyre të punës.

Në qytetin juglindor deri para pak kohësh çdo dite merrnin metadon 70-75 persona, ndërsa momentalisht ky numër ka shkuar deri në 100. Vetëm në dy aksionet e fundit policia e Korçës ka arrestuar më shumë se 50 shpërndarës të lëndëve narkotike, ndërkohë që ka proceduar mbi 150 të tjerë./ Vizion Plus

Video:

Java e re nis me rreshje shiu dhe bore/ Ja si parashikohet të jetë moti në ditët në vijim…

Java e ardhshme, e cila përkon dhe me ardhjen e stinës së dimrit, do të sjellë ndryshime nga dita në ditë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, deri në mesjavë do të mbizotërojnë vranësirat dhe kthjellimet. Më tej, reshjet e shiut do të bëhen të pranishme të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar kryesisht në jug të vendit. Reshjet e dëborës, do të rikthehen në male me intensitetet të ulët e lokalisht mesatar në alpe thuhet në njoftimin e SHMU.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 18°C.

Puka do të rregjistrojë temperaturat më të ulëta në vendin tonë (-4°C) minimalja, (4°C) maksimalja.

Sekuestrohen mbi 20 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 29 vjeçari shqiptar

Operacioni në Kozan u zhvillua nga policia kufitare e Kosturit. Është ndaluar mjeti që drejtohej nga një shqiptar 29 vjeç. Brenda mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta që përmbanin 20 pako me 20 kg 900 gram marijuanë.U sekuestrua dhe 1 celular dhe 1 kartë SIM. Gjatë muajit nëntor në zonën e Greqisë Perëndimore, që përfshin zonën Kostur, Kozani, Selanik janë evidentuar 6 raste ku janë kapur në total rreth 175 kg marijuanë që dyshohet se vinin nga Shqipëria dhe ku janë arrestuar disa shtetas shqiptarë.

Mori nënshtetësinë shqiptare, Dua Lipa: “Moment gëzimi i papërshkrueshëm(Video)

Në vigjilje të koncertit të madh për 110 vjetorin e Ditës së Pavarësisë, që do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbej”, këngëtarja Dua Lipa u betua si shtetasja më e re shqiptare para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një ceremoni të veçantë. Kryebashkiaku Veliaj tha se kjo është një ditë shumë e veçantë sepse një ikonë e këngës botërore si Dua Lipa, sot është edhe zyrtarisht një shtetase shqiptare.

Për yllin e muzikës botërore, Dua Lipa ky është një moment gëzimi i papërshkrueshëm dhe se herës tjetër që do të udhëtojë drejt Shqipërisë, do të përdorë pasaportën shqiptare.

“Faleminderit shumë! Është një gëzim i papërshkrueshëm dhe një nder shumë i madh. Jam shumë e emocionuar nga mikpritja, dashuria, mbështetja. Mezi pres koncertin e nesërm”, pohoi Dua Lipa.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa do të performojë në Tiranë më 28 nëntor. Përgjatë gjithë këtyre muajve, në kuadër të turit të saj muzikor, këngëtarja më në zë e momentit ka organizuar koncerte në disa shtete të botës. Turi ka qenë një ndër më të suksesshmit në industrinë e muzikës.

https://www.instagram.com/p/CleBmCbM8Hp/?igshid=MDJmNzVkMjY=

Dëbora e parë në Dardhë, pamje perfekte që përshtatet më së miri me këto ditë festash(Video)

Reshjet e dëborës në zonat malore kanë nisur në Korçë, ato kanë përfshirë fshatin Dardhë në lartësinë mbi 1300 m duke ofruar një pamje fantastike. Për momentin reshjet kanë qenë të lehta dhe nuk ka probleme në lëvizjen e mjeteve nisur edhe nga fakti që jemi në fundjavë dhe zona ka vizitorë.

Bardhesia ka bërë punën e vetë duke i dhënë natyrës në zonë një pamje perfekte dimërore që përshtatet më së miri me këto ditë festash.

Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor, firmat kontradiktore janë në gatishmëri me mjete, kripë dhe skorje pasi parashikohet që reshjet të jenë të pranishme edhe në orët vijuese. Këshillohet për drejtuesit lëvizje me shpejtësi të reduktuar dhe përdorim të gomave dimërore.

Skedina dhe bixhoz me zare në lokale/ Policia operacion në Korçë : “Procedon 6 persona…

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, për goditjen e informalitetit dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në ambiente të ndryshme, në qarkun e Korçës, dhe si rezultat, kanë goditur 3 raste të këtyre paligjshmërive, konkretisht: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

E. I., 52 vjeç; J. M., 46 vjeç; N. P., 50 vjeç dhe E. D., 37 vjeç, banues në Korçë dhe në fshatin Barç, Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në lagjen nr. 18, Korçë, në lokalin në pronësi të shtetasit E. I., rezultoi se ky shtetas e ushtronte aktivitetin pa dokumentacionin përkatës dhe pa kasë fiskale.

Në këtë ambient, u konstatuan edhe shtetasit J. M., N. P. dhe E. D., duke luajtur bixhoz me zare.

Gjithashtu po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit O. M., 39 vjeç dhe D. B., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në lagjet nr. 7 dhe 10, Korçë, në lokalet në pronësi të tyre, iu gjetën dhe iu sekuestruan secilit, nga 1 aparat celular, të cilët dyshohet se shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”; “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Maliq, Benz-i humb kontrollin dhe del jashtë rruge, plagoset shoferi 43-vjeçar…

Një aksident i rëndë ,ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rëmbec-Libonik, Maliq. Mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. V., 43 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në arë. Si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi 43-vjeçar, i cili është dërguar në spitalin e Korçës ku po merr mjekimin e duhur.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 27.11.2022, rreth orës 07:00, në aksin rrugor dytësor Rëmbec-Libonik, shtetasi N. V., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi N. V., i cili u transportua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, sipas policisë.

Rastësi? Si e parashikoi Endri Prifti fituesen e “Kënga Magjike” 2022

Këngëtarja Marsela Çibukaj është fituesja e edicionit të 23-të të festivalit “Kënga Magjike”. Kënga e saj “I paftuar” ishte më e votuara nga artistët, juria dhe gjithashtu grumbulloi 449 pikë nga votimi i kolegëve. Këngëtarja Çibukaj rrëmbeu trofeun e edicionit të 23-të festivalit të këngës, ndërsa u përlot nga emocionet teksa mori çmimin dhe shprehu një falenderim për të gjithë ata që e mbështetën.

Mirëpo një muaj më parë këngëtari Endri Prifti me anë të një postimi në rrjetet sociale paralajmëroi se fituesja do të ishte Marsela dhe se fituesit ishin përcaktuar 5 muaj para se të niste edicioni.

“Ju thame ne disa momente qe ne do te ishim pjese e Kenges Magjike kete vit, por rethanat as nuk e morëm vesh pse nuk do jemi, dmth e kupton ti, nga ato furçat me boje. Po degjo tani me mire, e di pse, ja tju jap edhe informacion mbi fitusin e kenges magjike eshte Marsela Çibukaj, dhe Festivalin Kombetar e fiton Noizi ne bashkepunim me Eugent Bushpepa.

Tashme juve jeni mesuar si funksionojne keto, mblidhen ata byroja qe gjysmet e tyre per kok time, i kane kepucet te dyja te majta dhe vendosin ata 5 muaj para”, shkruante Endri rreth një muaj më parë.

E kjo solli edhe reagimin e menjëhershëm të Ardit Gjebreas, i cili shkruante se duhet të ketë më shumë respekt për kolegët, e teksa foli dhe për refuzimin e Endrit në Këngën Magjike, pasi kishte dërguar me shumë vonesë këngën në komision. Mirëpo sot duket se parashikimi i Endrit Priftit paska qenë i saktë. Rastësi apo jo, kjo nuk dihet.