Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Devollit dhe 18 të tjerë janë proceduar penalisht pasi ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Në kuadër të operacionit “Basti i fundit”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, kanë goditur një tjetër rast dhe kanë vënë në pranga shtetasit Kristi Kaso dhe Alban Babi, banues në Bilisht. Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 18 shtetas të tjerë.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nëpërmet inteligjencës informative se në qytetin e Bilishtit, në një banesë që kishte në përdorim shtetasi A. B., ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit, kryesisht poker, organizuan veprimet dhe ushtruan kontroll në këtë ambient, në të cilin konstatuan disa shtetas që ishin duke luajtur lojëra fati.
Në përfundim të veprimeve për këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: K., 29 vjeç dhe A. B., 29 vjeç, banues në Bilisht. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 18 shtetasit e mëposhtëm:
B., 43 vjeç; K. M., 30 vjeç; Xh. N., 36 vjeç; E. G., 30 vjeç; A. Ç., 30 vjeç; A. Sh., 42 vjeç; A. S., 50 vjeç; K. N., 24 vjeç; M. K., 38 vjeç; K. Xh., 30 vjeç; M. C., 24 vjeç, banues në Bilisht; R. Ç., 39 vjeç dhe R. M., 20 vjeç, banues në fshatin Vërlen, Devoll; A. G., 32 vjeç, banues në fshatin Çipan, Devoll; E. D., 29 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë; Zh. L., 33 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë; J. S., 48 vjeç dhe M. R., 34 vjeç, banues në Pogradec.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash dhe 5 pako me letra bizhozi që përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.