Skënderbeu pa forcë ,bie përballë Korabit (Video)

Skënderbeu e ka mbyllur me disfatë takimin e javës së 10-të të Kategorisë së Parë, ku përballë kishte ekipin e Korabit. Bardhekuqtë nuk ndodhen në një situatë të mirë në Kategorinë e Parë, atje ku duket se rikthimi në Superiore do të jetë më shumë se i vështirë….Vendasit shënuan të parët në minutën e 8 me anë të Jotit. Zguro të barazonte rezultatin në të 41 me penallti, ndërsa Keko në të 60, po me penallti, riktheu në avantazh Korabin. Pas këtij takimi Korabi ngjitet në vend të tretë me 17 pikë, teksa Skënderbeu qëndron në vend të shtatë me 13 pikë, por me korçarët që kanë një ndeshje të prapambetur.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.