Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës dhe benzinës…

Bordi i Transparencës i ngritur nga qeveria për kontrollin e çmimeve të karburanteve në vend, ka njoftuar mbrëmjen e sotme çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe me shumicë të naftës, benzinës dhe gazit. Bie sy një ulje naftës dhe benzinës, ndërkohë gazi mbetet i pandryshuar.

  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.
  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 191 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër.
  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 30 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Koncerti i Dua Lipës/ Dritan Shano: “Preferoj 1000 herë këtë imazh sesa tortën e Pavarësisë

Ish-këshilltari i opozitës, Dritan Shano ka përgëzuar kryebashkiakun Erion Veliaj që solli në Tiranë yllin muzikor Dua Lipa për koncertin e djeshëm, pamje të cilat pushtuan gjithë mediat botërore. Shano që për shumë kohë ka qenë këshilltari i opozitës, ka ironizuar tortën e famshme të Lulzim Bashës kryetar bashkie aso kohe dhe të Sali Berishës kryeministër që njollosën si mos më keq jubileun e 100-vjetorit të Pavarësisë, festën më të madhe të shqiptarëve.

Ai shkruan:

Deputeti i lushnjës :”Çunat e Londrës vishen me Gucci, Prada dhe lëvizin me makina luksoze, ne i mbajmë benzinë/gaz

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka folur për jetën familjare dhe njohjen me bashkëshorten. Ai ka rrëfyer në një intervistë në “News24” se me bashkëshorten është njohur nga një mik i përbashkët dhe se tashmë janë prindër të një vajzë, por gjithashtu në pritje të një djali. I njohur për fjalimet e vërteta në sallën e Kuvendit, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka sqaruar edhe deklaratën për ”çunat e Londrës”.

“Ne jemi njohur nëpërmjet një miku tonë të përbashkët, na prezantoi, aty filloi çdo gjë dhe më pas vazhduan telefonatat, mesazhet deri te lidhja përfundimtare. Sot ne jemi prindër dhe ajo mërzitet me mua se punon me vajzën tonë shumë dhe unë vi ja prish të gjitha planet pasi e përkëdhel vajzën shumë.

Ne gjithashtu jemi në pritje të një djali, por vajza më ka falur shumë dashuri”, tregoi Korreshi.

Më tej ai tha:

“Nuk kam asgjë me çunat e Londrës që bëjnë punë të ndershme. Deklarata ishte për ata që ishin në “shtëpi bari” dhe kishin lekët me kapul si pasojë e punës me kokainëq dhe hashash.

Leku i pisët që po qarkullon në Shqipëri ka eliminuar shtresën e mesme. Shikon çuna të rinj veshur me Gucci e Prada, me makinat e fundit dhe ne duhet ta mbajmë benzinë/gaz për të ardhur nga Lushnja sepse nuk ja dalim dot me naftë”, tha deputeti Korreshi.

Dua Lipa theu rekord botëror në Tiranë….

Dua Lipa mbajti mbrëmjen e djeshme në sheshin Skënderbej koncertin e fundit të turneut botëror “Future Nostalgia”. Ylli shqiptar me famë botërore zgjodhi 28 Nëntorin, një datë shumë të rëndësishme për shqiptarët për të mbyllur turneun pas më shumë se 90 koncertesh.

Ndonëse nuk dihet ende pjesëmarrja e saktë, sipas faqes “Dua Lipa Today” kanë qenë të pranishëm rreth 200 mijë spektatorë. Po kështu, sipas kësaj faqeje, këngëtarja shqiptare ka thyer rekord si koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori.

“Koncerti i fundit falas i Dua Lipës nga turneu “Future Nostalgia” është tani koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori, me rreth 200 000 spektatorë.

Ajo tejkaloi rekordin e vendosur nga Tina Turner në 1998.”, thuhet krahas postimit të kësaj faqeje. Postimi është shpërndarë nga vetë këngëtarja.

Endri Shabani: “Avni Rustemi vrasës me pagesë, t’i hiqet emri nga sheshi në Tiranë, dhe t’i vënë emrin e ‘Fan Nolit…

Nisma ‘Thurrje’ me kryetarin Endri Shabani ka bërë një propozim që të ndryshohen emrat e rrugëve ose shesheve që mbajnë emrat e partizanëve dhe të zëvendësohen me figura të Rilindasve Kombëtar. Kështu “Nisma Thurje” protestoi sot, duke kërkuar heqjen e emrave Avni Rustemi dhe Siri Kodra nga rrugët dhe shkollat e kryqytetit, për t’i zëvendësuar kështu me emra të tjerë. Nisma “Thurje” e nisi protestën tek sheshi “Avni Rustemi”, tek Pazari i Ri. Nisma ka prezantuar një statujë simbolike për t’i vënë emrin sheshit ‘Fan Noli”.

Sipas përfaqësuesve të lëvizjes politike ka ardhur koha për t’ u shkëputur nga trashëgimia e regjimit komunist që e mbushi Tiranën me buste partizanësh .

Shabani tha në Report Tv se ka emra të figurave të rëndësishëm që mungojnë, e ndërsa është kundër emrave si ‘Myslym Shyri’, sheshi ‘Avni Rustemi’. Ai thotë se ky nuk është një debat për të rishikuar historia, por të ndryshohen këto emra.

Shabani tha:

“Komunistët filluan të nderonin partizanët e tyre, pra hoqën Murat Toptanit, që përfaqësonte një familje që ka kontribuuar në pavarësinë e Shqipërisë dhe vendosën Myslym Shyri.

Partizanët njiheshin për kontributin në luftën nacional çlirimtare, jeta nuk ka filluar pas luftës ë dytë botërore, siç mendonin komunistët, mendojmë të promovojmë rilindasit, intelektualët e kohës se u mësuan shqiptarëve të flasin gjuhën e tyre, ndërgjegjësuan për identitetin kombëtar, duhet të kemi parasysh se kë nderojmë, në Tiranë ke vetëm partizanë, që o kanë vrarë dikë, Avni Rustemi është tipik, ai ka vrarë Esat Pashën, se u pagua nga Aqif Pasha.

Komunizmi e bënte qëllimisht, se donte promovimin e faktit që e kishin ligjitimiteti për të qeverisur.

Ne e kemi politikën të bombarduar me njërës që janë me ‘Aqifët’ e kësaj kohe, jetike të promovojmë intelektualët. E rëndësishme të nderojmë ato që flasim shqip.

Nuk është debat historik, por vendosja e bustëve është akt politik. Rrugët më të rëndësishme të Tiranës janë partizanët. Vasil Shanto ka vrarë djalin e Isa Boletinit, ne prandaj e nderojmë, të duket normale kjo. Myslym Shyri ka qenë hamall, s’e njihte njeri”, tha Shabani.
Shabani thekson se përparësi duhet të kenë intelektualët dhe jo ato që kanë vrarë apo kanë eliminuar kundërshtarët politikë.

E për këtë tregon kërkon që të hapë debat politik, ku do të përqendrohet te Tirana, specifikisht.

Blendi Salaj për Dua Lipën: “Pasi mori pasaportën shqiptare iku në Angli, siç kanë ikur 12 mijë shqiptarë këtë vit..

Gazetari Blendi Salaj, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me pajisjen e Dua Lipës me pasaportë shqiptare, i cili shkruan të nesërmen pasi mori nënshtetësinë, u largua në Angli, atje ku kanë ikur dhe 12 mijë shqiptarë vetëm këtë vit.

Postimi i Blendi Salajt:

Të nesërmen e ditës kur mori pasaportën, Dua Lipa u nis për në Angli, siç kanë bërë 12K shqiptarë vetëm këtë vit. Me gjithë dashurinë për kombin, flamurin dhe atdhetarët e shquar, ndjej sikur me ngjyrat dhe simbolet që shpalosim, fshehim (mbase padashje) faktin se Shqipëria nuk është aq mirë.

Më ngjan sikur me ekzaltimin tonë, dikujt që po i rrjedh gjak, i dhurojmë lule në vend se t’ia fashojmë plagët. Shqipëria nuk është ajo që duhet të ishte, as ajo që mund të ishte. Shqipëria nuk ka nevojë për lavdërime por për shërim.

Po ia dhunojmë natyrën, po ia largojmë njerëzit, po ia humbasim shanset. E parp’ Shqipëria do të bëhet, por jo aq kohë sa ligjin ta bëjë i forti injorant, dhe arroganti kokëtrashë por krenar në prapambetjen e vet mendore. Për ta bërë Shqipërinë do duhet të presim deri sa të jenë bërë bashkë ca shqiptarë të tjerë, të arsimuar realisht, “një çetë intelektualësh” siç thoshte At Zef Pllumi. Deri atëherë punë me shumicë do të ketë veç për ata që shesin flamuj.

Aksidenti i frikshëm në Maliq/ Makina përplasi dy vëllezër, njëri vdiq, shoferi u arratis nga vendngjarja

Detaje të reja mësohen nga aksidenti tragjik që ndodhi në orët e para të mbrëmjes në fshatin Drithas në Maliq. Një mjet ka goditur dy persona që po udhëtonin me biçkleta në këtë rrugë. Dy vëllezërit po udhëtonin nga Drithasi në drejtim të fshatit Libonik kur mjeti i ka goditur, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të njërit prej tyre, ndërkohë që vëllai tjetër ka shpëtuar pa lëndime.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që policia po punon për identifikimine tij.

Rruga ka mungesë të sinjalistikës dhe ndriçimit në afërsi të këtij kryqëzimi ç’ka e bën të vështirë qarkullimin e mjeteve dhe rrit rrezikun për aksidente.

Sipas policisë drejtuesi e mjetit ka qënë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.

Aksident i rëndë në Maliq, makina përplas për vdekje kalimtarin…

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Drithas të Maliqit. Mësohet se një mjet ka përplasur 58-vjeçarin Roland Shahinasi, i cili ka ndërruar jetë menjëherë.

Ai ka qenë bashkë me vëllani kur u godit nga mjeti.

Rruga ka mungesë të sinjalistikës dhe ndriçimit në afërsi të këtij kryqëzimi, çka e bën të vështirë qarkullimin.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka administruar provat për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Adi Krasta merr nënshtetësinë kosovare: “Shqipërinë po e udhëheqin faqezinjtë…

Adi Krasta ka marrë nënshtetësinë e shqiptarit të Kosovës. Lajmin e bëri të ditur vetë ai, përmes një postimi në rrjetet sociale. Krasta ka publikuar një foto të pasaportës së tij nga Republika e Kosovës, të cilën e ka shoqëruar me një foto të flamurit të Shqipërisë dhe një zemër të kuqe.

Kujtojmë që rreth një vit më parë gazetari kishte shprehur dëshirën për t’u pajisur me pasaportën e Kosovës.

“Nuk di kujt t’ia kërkoj pasaportën e Kosovës, me shumë krenari do ta merrja bashkë me familjen,” tha ai në një intervistë në dhjetor të 2021.

Ai shtoi asokohe se Shqipëria meriton qeverisjen që ka dhe shtoi se nuk zhgënjehet më nga grupi të cilin ai e quan faqezi, që po udhëheq për momentin Shqipërinë.

“Nuk zhgënjehem më nga një grupim faqezinjsh, që e udhëheqin për momentin Shqipërinë,” shprehej Krasta.

Përformancë eletrizuese për 110 vjetorin e Pavarësisë/ Dua Lipa loton dhe premton rikthimin…

Festimet për 28 nëntorin, në 110-vjetorin e Pavarësisë kanë kulmuar me festivalin e këngëtares me famë botërore, Dua Lipa në Sheshin ‘Skënderbej’. Koncerti ka nisur me këngëtaren Elvana Gjata me këngën ‘Kuqezi’. Në shesh ishin qindra qytetarët që kanë sfiduar temperaturat e ulëta për të ndjekur spektaklin në këtë mbrëmje.

Në nisje të koncertit, ajo u shpreh se nga Tirana mbyll turneun e saj.

Faleminderit shumë, urime 110 vjetorit të pavarësisë. Faleminderit për suportin, për energjinë që po na jepni sot. Kjo është nata e fundit e turneut, këtu sot përfundojmë në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu”, – tha ajo.

Këngëtarja tregoi me krenari pasaportën shqiptarë të marrë një ditë më parë nga Presidenti Begaj bashkë me nënshtetësinë. Ylli botetor i muzikës tha se ishte shumë e nderuar për këtë akt.