Adi Krasta merr nënshtetësinë kosovare: “Shqipërinë po e udhëheqin faqezinjtë…

Adi Krasta ka marrë nënshtetësinë e shqiptarit të Kosovës. Lajmin e bëri të ditur vetë ai, përmes një postimi në rrjetet sociale. Krasta ka publikuar një foto të pasaportës së tij nga Republika e Kosovës, të cilën e ka shoqëruar me një foto të flamurit të Shqipërisë dhe një zemër të kuqe.

Kujtojmë që rreth një vit më parë gazetari kishte shprehur dëshirën për t’u pajisur me pasaportën e Kosovës.

“Nuk di kujt t’ia kërkoj pasaportën e Kosovës, me shumë krenari do ta merrja bashkë me familjen,” tha ai në një intervistë në dhjetor të 2021.

Ai shtoi asokohe se Shqipëria meriton qeverisjen që ka dhe shtoi se nuk zhgënjehet më nga grupi të cilin ai e quan faqezi, që po udhëheq për momentin Shqipërinë.

“Nuk zhgënjehem më nga një grupim faqezinjsh, që e udhëheqin për momentin Shqipërinë,” shprehej Krasta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: