Blendi Salaj për Dua Lipën: “Pasi mori pasaportën shqiptare iku në Angli, siç kanë ikur 12 mijë shqiptarë këtë vit..

Gazetari Blendi Salaj, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me pajisjen e Dua Lipës me pasaportë shqiptare, i cili shkruan të nesërmen pasi mori nënshtetësinë, u largua në Angli, atje ku kanë ikur dhe 12 mijë shqiptarë vetëm këtë vit.

Postimi i Blendi Salajt:


Të nesërmen e ditës kur mori pasaportën, Dua Lipa u nis për në Angli, siç kanë bërë 12K shqiptarë vetëm këtë vit. Me gjithë dashurinë për kombin, flamurin dhe atdhetarët e shquar, ndjej sikur me ngjyrat dhe simbolet që shpalosim, fshehim (mbase padashje) faktin se Shqipëria nuk është aq mirë.

Më ngjan sikur me ekzaltimin tonë, dikujt që po i rrjedh gjak, i dhurojmë lule në vend se t’ia fashojmë plagët. Shqipëria nuk është ajo që duhet të ishte, as ajo që mund të ishte. Shqipëria nuk ka nevojë për lavdërime por për shërim.

Po ia dhunojmë natyrën, po ia largojmë njerëzit, po ia humbasim shanset. E parp’ Shqipëria do të bëhet, por jo aq kohë sa ligjin ta bëjë i forti injorant, dhe arroganti kokëtrashë por krenar në prapambetjen e vet mendore. Për ta bërë Shqipërinë do duhet të presim deri sa të jenë bërë bashkë ca shqiptarë të tjerë, të arsimuar realisht, “një çetë intelektualësh” siç thoshte At Zef Pllumi. Deri atëherë punë me shumicë do të ketë veç për ata që shesin flamuj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.