U mernin të rrinjve që pinin hashash 50 mijë lekë/ Këta janë dy policët e arrestuar(Foto)

Dy efektivë policie, një i Komisariatit nr.1 dhe një i Policisë Bashkiake në kryeqytet, janë arrestuar. Dy policët ndalonin të rinjtë qe pinin cigare hashashi në zonën e Liqenit Artificial, ndërsa më pas u vinin prangat . Shuma që efektivët u merrnin të rinjve për t’i lënë më pas të lirë varionte nga 20 deri në 50 mijë lekë në këmbim që mos t’i shoqëronin në Komisariat….

Pas njoftimeve dhe denoncimeve të bëra në Komisariatin nr.1 nga qytetarët, të cilët vidheshin me dhunë në zonën e Liqenit Artifical, ose në raste të tjera dy policët ua merrnin nga xhepat pa u vënë re, shërbimet policore janë vënë menjëherë në lëvizje.


Nga hetimet dhe vëzhgimet dy javore, ka dalë se hajdutët në fakt ishin dy policët, Serxhio Cani, efektiv i Patrullës në Komisariatin nr.1, dhe shoku i tij 39 vjeçar Sajmir Muzikanti, inspektor në Policinë Bashkiake të Tiranës. Policët u vunë në pranga ditën e sotme, teksa pritet të përballen me disa akuza.

Sajmir Muzikanti, inspektor në Policinë Bashkiake, Tiranë
Serxhio Cani, efektiv i Patrullës në Komisariatin nr.1

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.