“Gazifikimi i Shqipërisë të nis nga Korça/ Balluku: “Zbardh detaje nga takimi me presidentin e Azerbajxhanit

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka zbardhur detaje nga diskutimet që janë zhvilluar në Tiranë me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Alieyev. Ajo thotë se në qendër të diskutimeve ka qenë dhe projekti për gazifikimin e qytetit të bukur të Korçës. Sipas Ballukut, pala azere do të bëjë një ekspertizë për sektorin e gazit, veç projektit të mëparshëm për Vlorën. “Vizita e Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev në Tiranë, shënon një gur të ri kilometrik në marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona. Kemi diskutuar dhe mirëpritur ekspertizën e tyre në sektorin e gazit, jo vetëm për projektin e madh të Vlorës, por edhe për gazifikimin e vendit, nisur nga qyteti i bukur i Korçës”, vijon Belinda Balluku.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.