Shqiptarët po ikin, Vlora kërkon punëtorë nga India (Video)

Vlora kërkon punëtorë nga India, ishujt Filipine dhe ishulli i famshëm turistik i Balit në Indonezi. Mungesa e krahut të punës ka qenë një ndër problemet më të mëdha me të cilat është përballur turizmi këtë vit dhe në Vlorë. Kreu i operatorëve turistikë të jugut Vasil Bedini thotë se po plotësohen formularët për të punësuar punëtorët nga Azia për sezonin e ardhshëm turistik.

“Problemi kryesor ka qenë ai i burimeve njerëzore, edhe në këto momente që flasim punëtorët po ikin. Po plotësojmë formularët për të sjellë punonjësit nga jashtë sepse e shohim si të vetmen zgjidhje për sezonin e ardhshëm”.

Por ndërsa Vlora dhe Shqipëria gjithnjë e më shumë shfaqen në reklamat e destinacioneve turistike krahas vendeve me traditë në turizëm, në shumë drejtime nuk është njësoj me fqinjët e lakmuar të basenit mesdhetar. problemet dhe këtë sezon që lamë pas ishin të shumta

Turizëm i konsoliduar do të thotë që ata të cilët vijnë për herë të parë, të rikthehen. Dhe ndërsa shqiptarët vetë ende e kanë ëndërr të pushojnë jashtë pikërisht prej konceptit të turizmit që nuk ngjan me atë që gjejnë në vende të tjera, të huajt duhet të rikthehen duke u ofruar më shumë se çfarë kanë gjetur deri tani./ Top Channel

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.