Personat që po shikoni në foto janë Pjetër Rushaj, 50 vjeç dhe djali i tij, Jason, vetëm 14 vjeç. Babë e bir humbën jetën në Shkodër pasi i mori rrjedha e ujit dhe shënuan viktimat e para nga moti i keq në vend. Pjetër Rrushaj ishte i njohur për ndërtimet karakteristike të zonës alpine në Malësinë e Madhe dhe Dukagjin. Ai kishte ardhur nga Anglia për të investuar në Shqipëri .
Pas reshjeve të shiut ai kishte marrë vajzën dhe djalin për të vizituar fshatin Bogë ku kishte ndërtuar dy shtëpi së bashku me të vëllanë, për të parë nëse kishte dëmtime në banesa…Vajza fatmiresisht ka shpëtuar pasi i ati i kerkoi që të shkonte të merrte një kavo pasi i ishte bllokuar makina nga uji…
Pas 16 orësh kërkime Policia ka arritur të gjejë e të nxjerrë nga makina babë e bir në Malësinë e Madhe. Në pamjet e publikuar nga Policia shihet momenti kur pëlumbarët e RENEA-s nxjerin trupat nga makina. Rrjedha e fortë e ka vështirësuar punën dhe siç shihet në pamje nxjerrja e trupave ishte e vështirë.
U mbytën në lumë/ Momenti kur efektivët e RENEA-s gjejnë trupat e pajetë të babë e bir pic.twitter.com/pixZe3QrDy
— KorcaBlog.com (@korcablog1) November 21, 2022
Jason Rushaj, 14- vjeçari i cili humbi jetën ishte pjesë e ekipit të futbollit të Akademsië së Futbollit Djelmnia Shkodrane. Kërkimet u ndërprenë në orët e mbrëmjes për shkak të errësirës.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.