Vetëm 15 km larg Pogradecit/ Njihuni me fshatin ku nuset kanë ikur me fëmijët të jetojnë me qira për t’i shkolluar

Vetëm 15 km larg Pogradecit, ndodhet Peshkëpia, një fshat që po braktiset dita ditës e ku sot jetojnë vetëm 20 familje. Shumë prej banorëve janë detyruar të marrin apartamente me qira në qytet për të shkolluar fëmijët, ndërsa gjatë fundjavës kthehen në fshat, ku kanë mbetur gjyshërit. Prej më shumë se 8 vitesh në shkollën dhe kopshtin e fshatit Peshkëpi nuk ka mësues, ndaj 15 nxënës janë regjistruar në shkollat e qytetit të Pogradecit, edhe pse në fshat godina është ndërtuar nga një donator privat.

Prej më shumë se 8 vitesh në shkollën dhe kopshtin e fshatit Peshkëpi nuk ka mësues, ndaj 15 nxënës janë regjistruar në shkollat e qytetit të Pogradecit, edhe pse në fshat godina është ndërtuar nga një donator privat.

‘Këtu po të kishte ardhur një mësues, ishin 10-15 nxënës. Po të tërë nuset me qera kanë ikur. Nusja ime me dy fëmijë me qira ka ikur. Shkollën e kemi moderne të mirë halli është që nuk ka mësues. Nesër ikin të gjithë me qera’, thotë një banore e moshuar.

‘Godina është shumë e mirë e bëri gjermani, e bën ata të fondacionit. po ku vijnë mësues?! Të tërë kanë ikur. Toka ka shumë fshati jonë. Tani fëmijët kanë ikur. Kopsht nuk kishte, shkollë nuk kishte. Normal që do iknin t’i shkollonin fëmijët.’- u shpreh një tjetër banor per report tv.

Video:

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.