Procesi i votimit dhe numërimit për Primaret ka përfunduar në disa Bashki të vendit. Në Pogradec fitues për ‘Primaret’ është shpallur Zini Tollozhina i cili ka arritur të sigurojë 291 vota në total, vetëm dy vota më shumë se kandidati përballë tij, Oligert Muçllari i cili ka marrë 289 vota , ndërkohë 5 vota janë shpallur të pavlefshme.
Në Devoll fitues ka dalë Elvis Hajdërlli me 1184 i cili garonte përballë Vojsava Bregut e cila ka marrë 156 vota dhe Xhensila Kapos me 18 vota.
Fitues në Maliq është shpallur Alfred Gega me 920 vota kundrejt Alfred Berberit me 315 vota. Ndërsa një votë është shpallur e pavlefshme.
Në Kolonjë, Et’hem Lumani nuk kishte rival në garë dhe është shpallur fitues me 100 përqind të votave nga 495 votues.
Në Korçë : Ledina Alolli 619 vota, Gjergji Gjata 426 vota, Entela Dvorani 47 vota. Te pavlefshme 16 vota.