Ditën e sotme gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike do të votojnë kandidatin e preferuar për të garuar në zgjedhjet për kryetar bashkie të 14 Majit .Qendrat e votimit janë hapur prej orës 8:00 dhe do të qëndrojnë hapur deri në orën 18:00. Në Korçë rreth 4000 votues votojnë, për 3 kandidatët:
Entela Dvorani ,Gjergji Gjata ,Ledina Alolli
Primaret në Korçë, 10000 anëtarë pritet të marrin pjesë në votimet për 5 bashki… pic.twitter.com/GKb3gWfuNL
— KorcaBlog.com (@korcablog1) December 4, 2022
Në Devoll janë rreth 2200 votues dhe do të ketë 2 qendra votimi. Kandidatët në këtë degë janë- : Elvis Hajdërlli ,Arben Miza, Vojsava Bregu, Xhensila Kapo
Në degën e PD-së Pogradec janë rreth 1000 votues dhe do të ketë një qendër votimi. Kandidatët e dala nga primaret në ketë degë janë : -Olgert Muçllari, Zini Tollozhina
Në degën e PD-së Maliq janë 2400 votues dhe dy qendra votimi , një në Maliq dhe një në Pojan. Kandidatët e kësaj dege janë: -Alfred Berberi ,Alfred Xega
Në degën e PD- së Kolonjë janë rreth 900 votues dhe do ketë një qendër votimi. Kandidati i vetëm në këtë degë është Et’hem Lumani dhe në këtë degë vota do të jetë pro ose kundër .
