Skënderbeu ka arritur të fitojë minimalisht 0-1 ndaj Apolonisë, në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, e vlefshme për javën e 8-të në Kategorinë e Parë. Ky takim ishte i prapambetur për llogari të javës së tetë, teksa u shty për më 4 dhjetor për faktin se atëherë kur duhej të zhvillohej, klubi fierak ishte i angazhuar në Ligën e Kampionëve për të rinj. Goli i parë dhe i vetëm i sfidës, ishte nga Gresild Lika në minutën e 54′.
Me këtë sukses, Skenderbeu ngjitet në vendin e 4 në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Apolonia ndodhet në vendin e 11 me 9 pikë. Emri dhe logo e klubit shpreh ambicie të mëdha per treguar potencialin e vërtetë. Ardhja e trajnerit Gvozdenoviç reflekton shenja pozitive me paraqitjen e fundit .Koha ne te ardhmen ,si dhe merkato e dimrit do te ndikoje për t’u lidhur si grup dhe per te pretenduar perseri 2-vendet e para qe te çojne ne superligë….
FT | APOLONIA 0-1 SKËNDERBEU
Lika 54′
APOLONIA – Harizaj; Kurti, Asllanaj, Repaj; Kovaçi, Shanaj, Topi, Antoni, Mezani; Maksuti, Gjata. Trajner: Veljko Dovedan.
SKËNDERBEU – Ruçi; Frashëri, Rapa, Prençi, Zguro; Pecani, Alii, Liço; Lika, Pusi, Temitope. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.
Arbitër kryesor – Eldorjan Hamiti (Lezhë)

