Goditi me thikë 38-vjeçarin në Korçë, policia shpall në kërkim 25-vjeçarin…

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. R., 25 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në lagjen nr. 8, Korçë, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasin B. A., 38 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rrethit Gjyqësore Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.