Vrau të dashurën për xhelozi/ Qamil Taja del para prokurorisë: “Ajo pa diçka në celularin tim dhe…

Qamil Taja është dërguar në prokurorinë publike. Ai doli nga makina e policisë jashtë gjykates se Pireut, me kapuç dhe maskë për të fshehur fytyrën. Me pranga pas shpine dhe efektivë të policisë që kishin krijuar një kordon rreth tij, ai hyri në gjykatë dhe u dërgua në prokurori.

“Të shtunën u përleshëm. Ajo pa diçka në celularin tim dhe filloi sherri. Në atë moment unë dola dhe e qëllova. Pas kësaj nuk mbaj mend asgjë. Jam penduar për atë që kam bërë”, ka deklaruar 25 vjeçari i cili vrau të dashurën e tij Kristjana Brakaj, raporton Protothema.


Ndersa avokati i tij deklaroi :

“Ai kërkoi dhe iu dha një afat për të kërkuar falje. Është e dhënë që më ka shprehur pendimin. Ai është i shkatërruar. Nuk do të doja të bëja një deklaratë të parakohshme nëse ai kishte përdorur drogë”, tha avokati i autorit, z. Christos Divanidis.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.