Polici plagosi 16-vjeçarin me armë/ Greqia flakë e tym, shpërthejnë protesta të dhunshme(Video)

Mëngjesin e djeshëm një polic grek ka qëlluar me armë ndaj një 16-vjeçari rom i cili u largua nga një karburant pa paguar 20euro. Plagosja e të miturit ka ngjallë reagimin e ashpër të grekëve dhe komunitetit rom. I riu ndodhet në gjendje serioze për jetën në një spital të Selanikut.

Megjithëse gjykata e ka arrestuar punonjësin e policisë dhe e ka akuzuar për vrasje të 16-vjeçarit me armë zjarri të mbetur në tentativë, protestat nuk kanë reshtur gjithë natën dhe gjithë ditën e sotme si në Selanik ashtu edhe në Athinë.

Protestat kanë qenë të dhunshme , para spitalit, para gjykatës dhe në orët e pasdites të së martës ,në pjesën perëndimore të Selanikut ku ndodhet kampi romëve, atje ku një grup prej 100 vetësh kanë ndezur zjarre, kanë ngritur barrikada, dhe kanë djegur dy ekskavatorë dhe sasi të mëdha gomash apo koshash plastikë.

Sipas policisë shumë prej tyre kanë qenë të armatosur me karabina dhe janë dëgjuar edhe të shtëna armësh. Forcat policore janë kundërpërgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës. Ngjarja tragjike ka marrë edhe përmasa politike pasi opozita akuzon forcat e policisë se nuk e kanë problem të qëllojnë ndaj një adoleshenti për 20 euro të papaguara.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.