Befasi e madhe/ Maroku shokon Spanjën dhe kalon në çerekfinale(Video)

Maroku ka tronditur Spanjën dhe Botën e futbollit pasi ka siguruar nëj vend në çcerekfinalet e Kupës së Botës. Marokenët kanë bërë një paraqitje heroike dhe kanë arritur të kualifikohen pas penalltive falë pritjeve të portierit Bono. Spanja ka shkuar shumë afër golit me Gavin dhe Ferran Torres në minutën e 25-të. I pari është ndalur nga portieri i Marokut, ndërsa i dyti nga traversa. Megjithatë, goli nuk do të kishte qenë i vlefshëm pasi Gavi ka qenë në pozicion jashtë loje. Maroku në cerekfinale do të përballet me fituesin e ciftit Portugali-Zvicër e cila starton sot në 20:00.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.