Një prej liderëve që mori pjesë sot në samitin e BE-BP në Tiranë, kishte këpucët e grisura. Kjo u kap në foto nga fotogafi Armand Babani i cili e ka zbuluar këtë moment pikant nga Samiti. Janë këpucët e një lideri Europian, të cilat janë të grisura. “Kryeministri i kujt vendi pjesmarrës në Summit është mbajtësi i këpucës? (Sa për ndihmë NUK është KM Shqiptar)”, shkruan Babani.
Teksa më tej, ai në komente e ka zbuluar se kjo këpucë i përket kryeministrit të Hollandës, Mark Rutte.

