Virozat stinore rrisin numrin e fëmijëve në Urgjencën e Korçës, pediatria vuan mungesën e mjekëve…

Dimri ka bërë që temperaturat e ajrit të pësojnë një ulje të ndjeshme në qytetin e Korçës gjatë javëve të fundit, e për këtë numri i fëmijëve që preken nga virozat stinore është rritur.Në spitalin e Korçës gjatë javës së fundit ka pasur një fluks të madh të të vegjëlve me probleme, mesatarisht 100 fëmijë në ditë. Ata kërkojnë ndihmë mjekësore, ndërkohë që Spitali i Korçës ka hasur në vështirësinë e mospajisjes me mjekë specialistë.

Në një intervistë që ka dhënë për ‘ABC News Albania’, shefi i shërbimit të pediatrisë, Robert Rado sqaron se nuk mungojnë dhe rastet e komplikuara që shtrohen në spital.

“Mesatarisht varion nga 70 vizita se ka dhe ditë që ka dhe 110 vizita. Virozat manifestohet me temperaturë të lartë deri dhe 40. Në një pjesë të rasteve kanë dhënë dhe komplikacione. Kemi dhe raste të tjera që nuk janë shumë karakteristike për këtë periudhë siç janë infeksionet e traktit gastrointensinal.”

Përballë këtij fluksi të lartë të të prekurve nga virozat shefi i pediatrisë thotë se kanë qenë të detyruar të marr personel mjekësor nga shërbime të tjera.

“Kemi mungesa për specialistë pediatër. Aktualisht jemi dy mjek specialistë. Ata që kryejnë shërbimin e rojes janë mjekë të përgjithshëm dhe i kemi marrë këtu nga shërbimi parësor.”

Mjeku këshillon prindërit që të mos i vetë-mjekojnë të vegjlit dhe para se t’i drejtohen spitalit t’i vizitojnë fëmijët në shërbimin parësor.

Video :

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.