Aksident i rëndë në Pogradec/ Përplaset një person me biçikletë, shoferi ikën nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën industriale të qytetit të Pogradecit. Një mjet ka përplasur një person i cili po lëvizte me biçikletë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. I plagosuri është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa autori i ngjarjes është larguar pas aksidentit. Policia po punon për identifikimin e mjetit të përfshirë në aksident si edhe për rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 11.12.2022, rreth orës 18:50, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin A. V., rreth 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e automjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.