Skënderbeu ka marrë një tjetër fitore me vlerë të madhe sot ,duke mundur Turbinën ne shifrat 3-0 ,në sfidën e javës së 11-të të Kategorisë së Parë. Skuadra korçare e dominoi takimin nga fillimi në fund, duke shënuar dy herë në pjesën e parë dhe një herë në të dytën. Keshtu kuqebardhet arrijnë fitoren e dyte radhazi nen drejtimin e Gvozdenoviç ,duke u ngjitur në kuotën e 19 pikëve, vetem 2 pike larg Flamurtarit te vendit te2-te dhe 5- pike larg Dinamos kryesuese. Ndeshja e javes se 12-të ne trasferten e Kavajes eshte percaktuese ,pasi eshte nje tjeter finale qe vendos per ngjitjen ne superlige.
SKËNDERBEU 3-0 TURBINA
Liço 16′, Temitope 24′, Pecani 68′
FORMACIONËT ZYRTARE:
SKËNDERBEU (4-3-3): Ruçi, Frashëri, Prençi, Rapa, Zguro; Alii, Pecani, Liço; Lika, Abubakar, Temitope. Trajner: Ivan Gvozdenoviç
TURBINA (4-4-2): Laroshi; Buxhelaj, Zaimi, Zylyftari, Musaj; Jusuf, Hyska, Ahanonu, Murrja; Zani, Dëzhgiu. Trajner: Bledar Devolli

