Pësoi aksident në punë/ Vdes 19 vjeçari Shqiptar në Itali, ishte djali i vetëm i familjes…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Perugia të Italisë, ku 19 vjeçari shqiptar, Aurel Doda ka ndërruar jetë teksa po punonte në sektorin e ndërtimit. I riu nga fshati Fishtë i Lezhës ishte djalë i vetëm i damiljes Doda, ndërsa kishte 9 muaj që kishte shkuar për të punuar si emigrant në Itali.

Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë zonën dhe fshatin e tij të lindjes. Njëri prej tyre që ka reaguar pak më parë përmes një postimi në rrjetet sociale është edhe Altin Prenga i “Mrizit
të Zanave”, pasi duket se 19-vjecari ka qenë nga e njëjta zonë.


Aurel Doda ja theve zemrën familjes tane, na e theve zemrën si fshat, si zonë dhe ska fjalë tjera me e përshkru këtë tragjedi për fshatin tonë!

Zoti të pastë në parajsë”, shkruan Prenga.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.