Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni është rikthyer për të folur me qytetarët në rrjetet e saj sociale, pas disa ditësh mungesë për shkak të gripit sezonal. Në rubrikën #gliappuntidigiorgia, kryeministrja tha se ishte një javë me lajme të mira, duke shtuar se shumë gjëra interesante i kishin ndodhur, duke u ndalur në disa rubrika.
Mes tyre përmendi edhe ardhjen në Shqipëri për Samitin mes Shqipërinë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Ishte një javë me takime ndërkombëtare. Takimi në Tiranë i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, me të cilët historikisht Italia ka një raport të privilegjuar. Mendoni që Samiti mbahej në një shesh që mban emrin “Sheshi Italia” dhe stadiumi ku mbahej ky samit, është projektuar nga një arkitekt italian. Sa më shumë udhëtoj nëpër botë, dhe aq më shumë kuptoj sesa shumë dëshirë ka për Italinë.
Dhe për ato vende ku ekselentët tanë shihen në mënyrë shumë pozitive. Një element mbi të cilin duhet të arsyetojmë dhe të vlerësojmë më shumë prezencën tonë si komb në raportet ndërkombëtare,”-u shpreh ajo.
