Nga “Përputhen” në Kuvend, Ori Nebiaj betohet si deputete e PD(Video)

Orjela Nebijaj dhe Petrit Doda janë betuar në seancën e ditës së sotme në Kuvend pasi morën mandatin pak ditë më parë. Në nisje të seancës plenare dy deputetët demokratë kanë bërë betimin. Nebijaj u fut në Kuvend pasi mori mandatin e Grida Dumës.

Ndërsa Petrit Doda zuri vendin e Alfred Rushajt, i cili më herët ka mbajtur edhe postin e nënkryetarit të PD.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ish moderatorja ka bërë dhe reagimin e parë. “Me bekimin e Zotit, uroj të bëhet më e mira për të gjithë ne”, ka shkruar Nebijaj në Instagram.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: