Berisha :”Unë nuk rrëzohem kurrë, ju bëj thirrje qytetarëve për revolucion!

Kreu i PD, Sali Berisha, ka folur në foltoren e parlamentit të Shqipërisë, për incidentin e ndodhur të martën e kaluar ku u godit me grusht nga Gerti Shehu, ndërsa ishte duke shkuar në bulevard për të bërë protestë, ditën që në Tiranë zhvillohej samiti BE-Ballkani perëndimor, ku të pranishëm ishin të gjithë liderët europianë.

Berisha tha se ai ndodhet në parlament për të treguar se opozita nuk rrëzohet kurrë dhe se do të vijojë luftën.


“Jam këtu për t’i thënë se je i pashpresë, se me asgjë nuk do arrish kurrë të mposhtësh opozitën e shqiptarëve. Jam këtu për t’i thënë se në aktin më korruptiv ke arritur të blesh dhe të shesësh, deklarata, deputetë, kryetarë opozite etj, por ato kanë marrë fund, janë arkivuar siç do arkivohesh ti në kohërat që vijnë.

Rama duke nxjerrë në mes të rrugës një kriminel, një agjent, një informator të policisë kriminale, të përgatitur me ministrin e familjes, që në kohëra të ndryshme ndajnë të njëjtën bashkëshorte. Rama mendoi se kjo është rruga për të triumfuar me opozitën. Po ta them këtu se të gjithë kriminelët po t’i mbledhësh, të gjithë vrasësit, , trafikantët kurrë nuk do mund të mposhtësh popullin opozitar”

“Ju bëj thirrje të ngrihemi, se ky regjim nuk ikën pa revolucion. Revolucioni askënd nuk duhet të trembë, është fladi i lirisë për të përzënë”, përfundoi Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.