Masakra e Athinës/ Këta janë dy shqiptarët e ekzekutuar mbrëmë (Foto)

Mediat greke kanë publikuar të tjera detaje në lidhje me masakrë. Viktimat janë Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç, që mori dy plumba në kokë dhe Armando Ogranja, 44 vjeç, i cili mori dy plumba një një gjoks dhe një në bark. Në një foto të publikuar nga mediat greke shihet një prej viktimave, I shtrirë në tokë dhe gjysmë i zhveshur. Një ditë pas krimit të dyfishtë, mediat greke shkruajnë se të dy viktima janë me precedent penalë.

Një prej tyre, njihej si vrasës me pagesë si dhe ‘kumbari’ i zonës. Ai mblidhte ‘gjoba’ nga bizneset e zona, në këmbim të ‘mbrojtjes’ nga grupet e tjera. Ndërsa shqiptari tjetër mësohet të ketë qenë truprojë në një nga klubet e natës. Policia po heton lidhur me autorët, ndërsa deri tani dyshimet janë për larje hesapesh….

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.