“I nxiu” jetën Messit për një foto /Nusreti nuk ndalet ,publikon tavolinën që e ka rezervuar përgjithmonë për Maradonan

Nusreti i famshëm është përjashtuar nga Kupa e SHBA-së pas veprimeve të tij të bezdisshme në Kupën e Botës. Salt Bae madje iu afrua njeriut të momentit, Lionel Messi, për një foto të shpejtë duke tërhequr nga shpatulla në mënyrë agresive. I menjehershem ka ardhur edhe reagimi Salt Bae i cili tregon një tryezë ‘të rezervuar përgjithmonë’ si një vend të shenjtë për të ndjerin, Diego Maradona, mes veprimeve të fundit të tij në finalen e Kampionatit Botëror.

Ajo është e shtruar me vetëm një pjatë dhe një komplet takëmesh dhe një shenjë bronzi “E rezervuar”. Gjithashtu në tryezë janë një tufë lulesh, një qiri i ndezur dhe një pikturë e bukur e Salt Bae me legjendën e futbollit, Maradona, i cili vdiq në vitin 2020. “Përgjithmonë e rezervuar”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.


Messi dhe gruaja e tij vizituan të njëjtin restorant në Dubai në vitin 2018. Aty ishte Paul Pogba dhe shefi i kuzhinës u sigurua që të futej mes dy futbollistëve për një foto. Ndjekësit e akuzuan atë për një përpjekje të dëshpëruar për të provuar se është mik me Messin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.