“Bënte jetë luksi dhe gjuante me armë”/Media greke jehonë arrestimit me drogë të drejtoreshës së AKSH (Video)

Arrestimi më drogë i Erisa Feros, specialistes së IT në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH) ka marrë vëmendjen edhe të mediave greke. “Protothema” në një artikull të saj shkruan se 28-vjeçarja, e cila bëntë një jetë si gangstere u kap në kufi me Maqedoninë e Veriut duke transportuar 58 kg drogë. Sipas medias greke, ky është një skandal, ku një zyrtare e lartë me post drejtues kapet me drogë.

Teksa citon mediat shqiptare, Protothema thotë se bashke me Feron u arrestua dhe Likëmend Basha, 32 vjeç nga Fushë Kruja si dhe u ndalua një 17-vjeçar me inicialet M.K.. Dy persona me inicialet F.S., dhe G.S janë shpallur në kërkim. Në skemë janë përfshirë dhe dy policë, të cilët dyshohet se kishin rol monitorimin e rrugës gjatë transportimit të lëndës narkotike. Më herët, Fero ishte kallëzuar nga KQZ në prokurori për falsifikim të rezultatit të votave për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ajo ishte pjesë e Komisionit të numërimit të Votave në Tiranë, si anëtare e PS në një KZAZ dhe bashkë me 21 personat e tjerë akuzohej se kishin manipuluar rezultatin e votave.

“Ndërhyrja e policisë ka ndodhur në zonën e Qafë-Thanës, pranë një lokali ku Erisa Fero drejtonte mjetin që transportonte drogën. Në të njëjtën makinë ishte Likë Basha, djali i një biznesmeni nga Fushë Kruja dhe 17-vjeçari me inicialet M.K. Njëkohësisht janë në kërkim të dy personave, një 30-vjeçar dhe një 28-vjeçar, banues në fshatin Piskupat”, shkruan media greke.

Jeta në instagram

Në Instagram, 28-vjeçarja Erisa Fero ka treguar shpesh stilin e jetës së saj të veçantë dhe luksoze, ndërsa në profilin e saj ka edhe një video ku shihet teksa gjuan. “Kështu është kur gjyshi të rrit me raki dhe kallashnikov”, shkruan ajo. Ndërsa në imazhe të tjera ajo shihet duke tymosur një puro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: