Një vajzë 28-vjeçare nga Tirana, një 17 vjeçar dhe një 32-vjeçar, të dy nga Kruja, u arrestuan nga policia për tentativën e trafikimit të 58 kilogramë kanabis nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut përmes pikës kufitare të Qafë-Thanës .Në kërkim u shpallën dy vëllezër, 28 dhe 30 vjeç banues në fshatin Piskupat të Pogradecit, të cilët sipas policisë janë personat që do të trafikonin sasinë e drogës në drejtim të shtetit maqedonas.
Nga hetimet e kryera rezulton se 28-vjeçarja Erisa Fero dhe dy të arrestuarit nga Kruja, Likë Basha dhe 17-vjeçari me inicialet M.K, kishin kryer transportimin e lëndës narkotike nga qyteti i Tiranës në drejtim të Qafë-Thanës. Burime jo zyrtare thanë se droga vinte nga zona e malësisë së Shkodrës.
Policia kishte marrë informacione për tentativën e trafikut, ndaj shtuan kontrollet në pikën kufitare në Qafë Thanë dhe bënë kontroll të imtësishëm në makinën tip “Volksuagen” pranë të cilit ndodhej 32-vjeçari Likë Basha dhe zbuluan në bagazh 58 kg kanabis.
Tentuan të trafikonin 58 kg canabis/ Arrestohet 3 trafikantë në Qafë-Thanë, 2 shpallen në kërkim… pic.twitter.com/k0gmGTf5vU
— KorcaBlog.com. (@KorcablogCom) December 29, 2022
