Drejtonte makinën me 58 kg drogë, kush është 28-vjeçarja që u arrestua në Qafë-Thanë (Foto)

Erisa Fero 28-vjeçe është e reja e cila është arrestuar nga policia krimimale e Korçes, pasi bashkë me dy të tjerë, Likë Bashën dhe një 17-vjeçar u kapën me 58 kg kanabis në makinë në Qafë-Thanë, të cilin po tentonin ta trafikonin në Maqedoninë e Veriut. Gazetari Elton Qyno raporton per Ora News se Erisa Fero është shefe kompjuterike në Agjencinë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, (AKSH)

Ndërhyrja policore është realizuar në zonën e Qafë-Thanës, pikërisht tek kthesa e restorant Kukësit. Në momentin e ndërhyrjes është arrestuar Erisa Fero, e cila drejtonte makinen ku në brendësi të automjetit, në pjesën e bagazhit u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 58 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Lënda narkotike vinte nga zona e Shkodrës, ku të implikuar kanë qënë persona nga Fushë-Kruja dhe dy vëllezër, 28 dhe 30 vjeç banues në fshatin Piskupat të Pogradecit .Keta te fundit jane shpallur ne kerkim pasi arritën të largohen me shpejtësi para se policia të ndërhynte.

Ne rrjetet sociale 28-vjecarja shihej mjaft aktive. Ajo postonte foto me puro në profilin e saj në Instagram dhe vizionte qendra qitjeje ku shtinte me armë shënjestrën.

https://www.instagram.com/p/Cee1YjPtwqy/?igshid=ZmMyNmFmZTc=

https://www.instagram.com/reel/Cl_-4s1gHmz/?igshid=ZmMyNmFmZTc=

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.