E pazakontë në Vërdovë të Pogradecit /14- vjeçari vjedh xhaminë ,procedohet penalisht…

Një i mitur është proceduar penalisht nga policia e Pogradecit, pasi ka vjedhur një objekt kulti. Në një njoftim, policia bën me dije se 14 vjeçari në datën 2 janar ka vjedhur një sasi lekësh në xhaminë e fshatit Vërdovë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 14 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, për veprën penale “Vjedhja”, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 02.01.2023, ka vjedhur një shumë lekësh, në një objekt kulti (xhami), në fshatin Vërdovë.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.