Shokuese/ Burri masakron me sëpatë gruan dhe fëmijën 1 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Zagreb të Kroacisë, ku 43-vjeçari, Goran Knezheviç, ka sulmuar me sëpatë ish bashkëshorten dhe fëmijën e tij 1 vjeçe gjysmë.Vogëlushja një vjeç e gjysmë ka vdekur në një spital të Zagrepit, derisa nëna e saj ka pësuar lëndime të rënda fizike.

Knezheviç u arratis pas sulmit dhe vdiq pak më vonë në një aksident në unazën e Zagrebit, kjo ndodhi pasi i kishte zbritur nga makina dhe ishte përplasur nga një kamion. Siç ka mësuar portali Index, Goran Knezheviç ka qenë i njohur edhe më parë për policinë për shkak të sjelljeve problematike dhe grabitjeve, për të cilat ishte në burg.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.