Dj Dagz tregon lojtarin e preferuar brenda BBVIP, ja për kë bën tifo…

DJ i njohur nga Kosova, i njohur si Dj Dagz, i cili vitin e kaluar ishte pjesë e Big Brother VIP Albania ka bërë një reagim rreth edicionit të këtij viti. Ai ka shprehur mbështetjen e tij për Luzin. DJ Dagz përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një video për të treguar për banorin që ai po përkrah këtë vit.

Dagz u shpreh se ka marrë pafund mesazhe për të treguar të preferuarin e tij në këtë sezon dhe ai nuk ka hezituar të tregoi se ai është këngëtari Luiz Ejlli.

“Përshëndetje të gjithvë, shpresoj që jeni duke e kaluar një ditë shumë të bukur, e di që ndoshta po habiten se nuk është natyrë e imja të bëjë video-reagime për situata aktuale, por meqë më kanë ardhur pafund mesazhe në lidhje me preferencat e mia në Big Brother, pyetje rreth Luizit se e kam parë që më ka përmendur shumë shpesh brenda, dhe jo duke u bazuar vetëm në ngjarjet e fundit se Big Brother është një lojë shumë e gjatë, por në tërësi edhe unë si gjithë shqiptarët, forca Luiz”, ka thënë DJ Dagz.

https://twitter.com/korcaalbania/status/1614454400310714368?s=46&t=_YNG8ik8oknaoMN15JlIiw

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.