Pamje të trishta, bie çatia e Kishës së vitit 1722 në Voskopojë…

Voskopoja njihet për 22 kishat e vjetra, ku vetëm 8 janë sot funksionale. Emisioni “Stop” pa nga afër Kishën e Kryeengjëjve, Shën Mihailit dhe Gabrielit, që daton, prej vitit 1722. Prej një viti, çatia e kësaj kishe është dëmtuar dhe ka rënë. Për këtë problematike gazetarja e “Stop” iu drejtua Drejtorisë e Kulturës Kombëtare Korçë dhe biseduam me drejtorin Gjergji Koki. Ai thotë, se projekti është miratuar, por është në fazë prokurimi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

“Absolutisht po, që jemi në dijeni. Është referuar dhe nga ana jonë përsa i përket problematikës. Është listuar tek objektet e listës së riskut, të cilat janë objekte, që kanë nevoja prioritare për të ndërhyrë dhe së bashku me tre objekte të tjera në Voskopojë dhe në Vithkuq. Pra është një paketë ndërhyrjeje, e cila parashikon gjithë restaurimin e kishës, zëvendësimin e gjithë elementëve të dëmtuar. Edhe pjesën e ndriçimit monumental të kishës, madje mund t’ju nisim edhe projektin edhe të hartuar nga ana jonë, të cilat zgjidhin të gjitha këto problematika.


Në dijeninë time, është në fazë prokurimi, sepse prokurimi është bërë nga një ent tjetër, është bërë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit nëpërmjet Bezh-it dhe shumë shpejt, besoj është ende në fazën e prokurimit sipas legjislacionit shqiptar. Besoj, që brenda muajit mars mund të nisi procesi i restaurimit të këtyre objekteve, të cilat i përkasin dhe rrugëve të besimit. Miratimi i projektit është realizuar, mos gaboj tani, nuk jam i qartë, në muajin Prill është miratuar projekti i restaurimit të kishës së Shën Mikailit.

Pra, është përditësuar projekti, sepse ka qenë i miratuar para dy vitesh si projekt. Për shkak se është një objekt shumë i madh, pra është një objekt i cili nuk kërkon, pra ndërhyrja mund të vinte vetëm nëpërmjet mirëmbajtjes, sepse gjithë çatia ka probleme në objekt dhe është parë nga ana jonë, që vetëm restaurimi kapital i ndërtesës, mund të zgjidhte përfundimisht pjesën e problematikës së lagështirës”, deklaroi Koki.

Video:

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.