Ditën e sotme është publikuar në rrjet momenti kur modelja Kejvina Kthella ka gjuajtur me shpullë gjatë spektaklit ” Prime” banorin tjetër të shtëpisë, Luiz Ejllin. Në videon e publikuar shihet teksa Kejvina është duke i bërtitur Luizit dhe në një moment ajo çohet dhe godet me shpullë këngëtarin.
Ndërkohë, ditën e djeshme modelja është bërë sërish protagoniste ku në asnjë moment nuk ka shprehur pendim për shpullën e dhënë Luizit, madje-madje ajo tha ” ai meriton nga një shpullë çdo mëngjes”.
Del video kur Kejvina godet Luizin gjatë spektaklit pic.twitter.com/M20qwmVXIJ
— KorcaBlog.com (@KorcaAlbania) January 17, 2023
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.