Era e fortë shkul edhe çatitë e magazinave në Korçë (Video)

Çatia prej llamarine e një godine në Korçë është shembur për shkak të erës së fortë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.8 ditën e sotme. Nga rrëzimi i çatisë janë dëmtuar 5 mjete të cilat kanë qenë të parkuara, teksa në vendngjarje janë forca të policisë, të shërbimit zjarrfikës si dhe të OSHEE-së të cilët kanë shkëputur energjinë elektrike në të gjitha magazinat e tregut të shumicës.

Informacion paraprak i policisë Korçë:


Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8, për shkak të erës së fortë, është rrëzuar çatia prej llamarine e një objekti (magazinë produktesh ushqimore). Për pasojë, janë dëmtuar 5 automjete të parkuara në afërsi të këtij objekti, ndërsa nuk ka dëme në njerëz.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.