Genta Gjalpi: “Vit për vit mollët nuk na shiten, qepët i hedhim në lumë, në lagjen time, nga 10 familje, kanë ngelur vetëm dy

Në panelin e emisionit “Rudina”, në Tv Klan, sot i janë bashkuar aktorja e njohur shkodrane Drane Xhaji, producenti Petri Bozo, modeli Erald Farruku, Klaudia Hila dhe blogeria Genta Gjalpi për të folur rreth jetës së fshatit dhe qytetit. Genta e cila jeton në Baban të Devollit shprehet se nëse bie një breshër dhe t’i prish të gjitha prodhimet, shteti nuk i rimburson. Fshatarët detyrohen t’i hedhin prodhimet e tyre në lumë sepse nuk ka treg dhe kjo është për të ardhur keq.

Klaudia Hila: Duhet të jetë fshati që t’i ofrojë njerëzve mundësi për të jetuar dhe kuptuar jetën atje.


Petri Bozo: Më fal kush e bën fshatin, nuk e bëjnë njerëzit?

Klaudia Hila: Njerëzit e bëjnë, por njerëzit ikin sepse nuk i ofrohet asnjë lloj mundësie.

Petri Bozo: Fshati aty është, toka aty është, pemët aty janë. Merri punoji, merri rregulloi.

Genta Gjalpi: Bie breshëri dhe nuk të japin asnjë kompensim. Bie një breshër, i prish të gjitha, ti punon gjithë vitin dhe nuk të japin asnjë kompensim.

Rudina Magjistari: Ju ka ndodhur njëherë juve kjo?

Genta Gjalpi: Vit për vit. Mollët nuk na shiten, qepët që i hedhim në lumë. Punon gjithë vitin gjithë familja, paguan punëtorë, blen kimikatet dhe kur vjen puna ato nuk shiten se i marrin dhe nga Maqedonia dhe ne i hedhim në lumë. Dalim në protesta dhe kjo është një gjë që përsëritet.

Rudina Magjistari: Duhet të jetë shumë i trishtë ai momenti i hedhjes në lumë ëë, të kesh punuar aq shumë për ato produkte.

Genta Gjalpi: Prandaj në lagjen time, nga 10 familje, kanë ngelur vetëm dy sepse nuk të ndihmon shteti.

Petri Bozo: Një sistem menaxhimi duhet vendosur patjetër. /tvklan.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.