Një akt dhune ka ndodhur mëngjesin e sotëm në burgun e Drenovës. Mësohet se një i burgosur i identifikuar si Osman Vani, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, ka goditur punonjësin e policisë Erjon Cekici. Bëhet i ditur se polici ka marrë dëmtime të lehta dhe jo serioze,
ndërsa materialet lidhur me ngjarjen i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

