“Merkato televizive”/ Arjan Çani, rikthehet në ekran ,gazetarja vendos të largohet pas 12 vitesh…

Gazetarja dhe spikerja e njohur e lajmeve, Juli Xhokaxhi pas 12 vitesh, nuk do të jetë më pjesë e televizionin “Abc news”. Lajmin e ka bërë me dije vetë Xhokaxhi me anë të një postimi në rrjetet sociale, kur tregon se tashmë do ta shohim në logon e “Top Channel”.

Dicka me shume se 12 vite ne ekranin e ABC News. Koha per te lene “Ishullin”. Nuk di te numeroj oret e transmetimeve live, edicionet e lajmeve dhe emisionet politike. Ngjarje te bukura e te shemtuara. Falenderim per koleget, drejtuesit nder vite. Mirenjohje per shikuesit dhe mbeshtetjen e tyre. Nga e hena nis nje eksperience te re ne Top Channel. Cdo dite nga ora 15.00 deri ne 16.30 me “Top Talk”, shkruan spikerja në postimin e saj.

Ndërkohë pavarësisht ikjeve, “Abc news”-it i është bashkuar gazetari i njohur Arian Çani, i cili në këtë televizion do të vijojë programin e tij “Zonë e lirë” të premteve në orën 21:00.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: