Një ditë para ditës së të dashuruarve, Shën Valentinit “Vëllai i Madh” i ka ngarkuar “të burgosurit” e burgut të “Big Brother VIP Albania” të shkruajnë nga një letër dashurie personit të tyre të zemrës.Ndonëse Luizi gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka lënë gjë pa thënë e bërë për Kiarën ai sërish i hodhi dy fjalë në letër.
“Kiara të dua! P.s po të thërras,” shkruan Luizi në letrën e tij drejtuar moderatores. Mesa duket kur nuk i kërkohet, por i vjen natyrshëm Luizi thotë shumëçka, ndërsa në një situatë të tillë me “urdhër nga lartë” ai ka zgjedhur të shprehet shkurt dhe qartë.
