Me ty”/ Zbulohet surpriza e madhe e Luizit, publikohet kënga që i ka dedikuar Kiarës

Tashmë pritjes i erdhi fundi, surpriza më e madhe e Luizit për Kiarën është një këngë dedikuar asaj. Pak minuta më parë në faqen Zyrtare të Top Channel në YouTube është publikuar kënga me fjalët e ndjera, të cilat simbolizojnë lidhjen e tyre të dashurisë. “Merri sytë e mi, shikoje veten ti tek unë. Veç du me të mbajt në krah ta dëgjosh ti zemrën time”, i drejtohet Luizi.

Edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë që nga momenti i publikimit, Kënga po thyen rekorde teksa është dëgjuar nga 289 mijë veta. Kjo shifër në fakt duket se po vjen në rritje e mesa duket do të vijojë të rritet me shifra të pabesueshme. Kënga duket se do të kthehet në himnin e shumë të dashuruarve, duke qenë se është publikuar ditën e sotme kur data shënon 14 shkurt.

Video e plotë:

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: