Ky është Erlis Salaj, i akuzuar si kreu i bandës së shqiptarëve që ekzekutuan një natë më parë Pëllumb Islamin nga Delvina, me profesion hidraulik, i cili u vra aksidentalisht sot në një lokal në Athinë, pasi nuk kishte lidhje me bandën. Sipas mediave greke, pas vrasjes qëndron grupi famëkeq ‘Grupi L’, i cili kontrollon trafikun e drogës në qendër të Athinës dhe pronar të një klubi striptizmi.
Salaj, i cili ka shumë pseudonime dhe të paktën 7 persona të tjerë, të cilët dyshohet se së bashku kontrollojnë një klub të njohur në qendër të Athinës, kanë ngritur grupin famëkeq “Grupi L”, i cili komandon trafikun e drogës dhe disa klube nate.
Zona e tyre e veprimit është qendra e Athinës, pranë stacionit të Larisës, ndërsa selia e tyre është një klub në Sepolia, nga ku banda ka marrë edhe emrin. Sipas mediave greke, banda e shqiptarëve ka lidhje me kriminelë brenda burgjeve. Protothema shkruan se Shenja e tyre dalluese në rrjetet sociale është “këputja e qafës me gishtin e madh” dhe lëvizja e duarve sikur qëllojnë me kallashnaikov.
Trupa të mëdhenj, me tatuazhë ku dallohet “Team L”, mbajnë zinxhirë të trashë ari, unaza pothuajse në të gjithë gishtat dhe varëse të rënda rreth qafës. Madje ky grup ka marrë pjesë edhe në një videoklip të një këngëtari shqiptar. Me mbajtjen nën vëzhgim të 32-vjeçarit shqiptar u arrit të arrestihet ai dhe 3 shokë të tij në këtë grup në një aksion të fshehtë që u krye më 16 tetor në lokalin e tyre të natës. Protothema shkruan se mbrëmjen e së martës dyshohet se anëtarët e këtij grupi kanë hapur zjarr në lokalin e Athinës ku mbeti i vrarë hidrauliku fatkeq.




Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.