U larguan nga banesat përkatëse, në cënim të masës së sigurisë të caktuar për krime në fushën e narkotikëve, vihen në pranga 2 shtetas. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, arrestuan në flagrancë shtetasit:
– A. B., 35 vjeç, banues në fshatin Baban, Devoll;
– S. H., 41 vjeç, banues në Bilisht.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesat e tyre, nuk janë gjetur aty, duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për secilin prej këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
