Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Korçë ,ku një makinë ka përplasur një këmbësor tek ish SMT-ja. 60-vjeçari u dërgua në spitalin rajonal të Korçës ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit dhe ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit.
Korçë/Informacion paraprak:
Më datë 06.03.2023, rreth orës 15:40, në rrugën “Muzakajt”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K., ka aksidentuar këmbësorin N. C., rreth 60 vjeç, i cili u transportua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Aksident në Korçë, makina përplas këmbësorin pic.twitter.com/l53pjzhq9W
— KorcaBlog.com (@korcablog1) March 6, 2023


