‘Mësonjëtorja e parë Shqipe’/ Historia e një dashurie të madhe që krenon Shqiptarët(Video)

Mësonjëtorja e parë shqipe u çel në 7 mars në 1887 në qytetin e Korçës dhe pikërisht kjo ditë u shënua si ngjarje e veçantë në histori. Kjo shkolle ishte pikënisja që bëri realitet përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar identitetin e vet kombëtar. Drejtuesit e parë të shkollës qenë patriotët e Rilindjes sonë Kombëtare, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, etj, ndërsa drejtor i parë i saj u zgjodh Petro Nini Luarasi, një nga figurat kryesore të kohës, veprimtar i Rilindjes Kombëtare shqiptare, publicist dhe pedagog.

Si çdo 7 mars ndërtesa simbol e arsimit në Korçë mbetet destinacioni më i vizituar jo vetëm nga banorët por edhe vizitorët e shumtë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.