Kishte mbaruar studimet për gazetari/ Kjo është 23-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tragjik(Foto)

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku fatkeqësisht humbën jetën tre persona, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur. Vajza që shihni në foto është 23-vjeçarja Sikela Përroj, cila humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur te rrethrrotullimi i Saukut. E reja ishte nga Shalsi i Cërrikut kishte mbaruar studimet për degën e Gazetarisë. Ajo jetonte e vetme në Tiranë, ndërsa prindërit i kishte jashtë shtetit.

Ishte 20-vjeçari Klevis Ruçaj, shoferi i “ Audit A8” që shkaktoi aksidentin e rëndë ndersa, dyshohet se ka qenë duke lëvizur me shpejtësi mbi 260 km/h. Ai ishte i pasionuar pas shpejtësisë së lartë dhe këtë e tregonte edhe në rrjetet sociale.

20-vjeçari në tentativë për të hyrë në rreth rrotullim ka humbur drejtimin, duke goditur barrierën e anësore dhe tejkaluar tej për tej, për të përfunduar në nënkalim. ‘

Klevis Ruçaj, ishte një shkelës i përsëritur i rregullave të qarkullimit rrugor. Ai ishte gjobitur 5 herë brenda 5 muajve, ndërkohë që patentën e kishte marrë prej më shumë se një viti. Nga matjet që ekspertët e Policisë Rrugore kanë kryer në terren rezulton se “Audi” udhëtonte me një shpejtësi mbi 200 km/orë dhe shenjat e para të frenimit i ka pasur vetëm 27 metra larg rrotullimit duke mos pasur asnjë mundësi për shmangien e këtij aksidenti të rëndë.

Sikela Përroj-23 vjeç

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.